mtkrs_logo_al

“Trojet” në një katalog etnografik, prezantohen në MTKRS

news_im_koleksioni

Nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Aldo Bumçi u prezantua  në MTKRS Koleksioni Etnografik " TROJET " i znj. Linda Spahiu.

Ministri Bumçi në fjalën e tij përshëndetëse tha ndër të tjera se “Prezantimi i sotëm i koleksioneve etnografike duhet të shërbejë si një shtytje për gjithë koleksionistët  e mbarë vendit për të inventarizuar gjithë potencialin kulturor të trashëgimisë. Vetëm në këtë mënyrë, nëpërmjet pashaportizimit dhe inventarizimit , kjo pasuri kombëtare do të marrë vendin dhe vlerat që i takojnë. Ky takim i sotëm le të shërbejë si një thirrje për të gjithë koleksionistët për të inventarizuar, pashaportizuar dhe kataloguar gjithë ate bazë të trashëgimisë kulturore, të krijuar dhe të ruajtur me fanatizëm në shekuj. Është detyrë e secilit prej nesh të kontribuojë në mbrojtjen, mirëmbajtjen, restaurimin dhe konservimin e kësaj pasurie”.

Ndërsa studiuesja e njohur e trashëgimisë Znj.Afërdita Onuzi e veçoi Znj. Spahiu si një nga koleksionistet më të veçanta që merren me trashëgiminë kulturore dhe koleksioni i saj i plotëson të gjitha parametrat për një muze etnografik.

Znj. Linda Spahiu pas falenderimeve të rastit e vuri theksin në rëndësinë që kanë objektet e prezantuara në këtë koleksion duke shtuar se një pjesë e tyre nuk gjendet as në arkivat shtetërore.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al