Është kënaqësi që në prag të fillimit të një viti intensiv pune të trajtojme, ne kete konference, nje ceshtje shumë interesante “ Si t’i kthejmë zhvillimet pozitive në arritje të qëndrueshme për Turizmin Shqiptar”, një temë kjo shumë e goditur për diskutim, por në të njëjtën kohë edhe sfidë e punës tonë të përbashkët për vitin 2011.
Turizmi sot është një nga sektorët më kryesorë të ekonomisë, sektor shume dimensional, i cili ka një kontribut të drejtpërdrejtë në krijimin e të ardhurave kombëtare, në reduktimin e varfërisë, ne krijimin e vendeve të reja të punës, ne inkurajimin e investimeve dhe nxitjen e tregtisë.
Industria e turizmit sot prezantohet si një treg mjaft konkurrues, që kërkon aftësi menaxhuese, talent, por edhe politika mbështetëse dhe inkurajuese për te garantuar zhvillim te qendrueshem.
Kryeministri Berisha, vecanerisht gjate ketij viti, ka mbështetur fuqimisht iniciativat në mbështetje të industrisë turistike, dhe krijimin e nje klime miqesore për sipërmarrjet private, ndërkohë që MTKRS eshte perpjekur qe te permisoje sjelljen institucionale per të lehtësuar dhe mbeshtetur industrine turistike në vend.
Me lejoni te ndaj me ju disa konsiderata qe na informojne se nga nisemi kete fillim viti per te shkuar me tej ne rritjen e industrise turistike.
Me konsensus te gjere pranohet se gjatë 5 viteve të fundit Qeveria Shqiptare ka përmirësuar, me shume se cdo vend i rajonit, infrastrukturën e vendit, duke u fokusuar në zonat që kanë potenciale për zhvillimin e turizmit. Po keshtu, ka zgjidhur përfundimisht problemin e energjisë dhe garanton ne standarte te kenaqshme europiane lidhur me parametrat e sigurisë në vend. Me konkretisht, gjatë viteve 2006-10 Qeveria Shqiptare ka investuar mbi 1,5 miliard euro për të ndërtuar rruge që i shërbejnë zhvillimit te turizmit, ku do përmendja rrugën Durrës – Kukës –Morinë, rrugë e cila lidh Shqipërinë me Kosoven dhe, me tej, me disa vende te rajonit, rajon nga i cili kemi dhe numrin më të madh të vizitoreve, si edhe rrugën përgjatë bregdetit jugor të Shqipërisë.
Në këtë periudhë janë miratuar studime rajonale zhvillimi afatgjata, në zona të ndryshme të vendit, në përputhje të plotë me Strategjinë e Turizmit duke ruajtur diversitetin kulturor, natyror dhe historik të rajoneve përkatëse. Përmendim këtu bashkepunimin me Banken Boterore per planin e integruar te bregdetit te jugut, studimin për zonën Rradhimë-Orikum, zonen e Golemit dhe Velipojës, si edhe për rajonet Shkodёr, Voskopojё dhe Korçё.
Gjate vitit 2010 ne bashkepunim me UNDP finalizuam strategjine e marketingut kulturor. Bazuar ne kete strategji synohet qe gjate vitit 2011 te kemi nje seri aktivitetesh kulturore qe do mundesojne realizimin e objektivit afatshkurter te strategjise: “Viziting Albania per vitin 2012” qe perkon me 100 vjetorin a shpalljes se pavarsise.
Zhvillimet ne sektorin e turizmit kane ndikuar qe te kemi një ecuri me bilanc pozitiv në terma shifrash për vizitorët e huaj në vite. Viti 2010 ka shënuar një rritje të konsiderueshme të vizitorëve të huaj në Shqipëri në më shumë se 3.5 milion turistë.
Ky vit ka shënuar sukses në pasqyrimin e turizmit shqiptar në mediat e huaja ndër më prestigjiozet në botë ku Reuters, CNN, Corriere Della Sera, New York Times, “Lonely Planet” dhe se fundmi edhe Financial Times,
kanë në lajmet e tyre një emërues të përbashkët duke propozuar Shqipërinë si një destinacion që nuk duhet lënë pa vizituar në 2011.
Sikurse e përmenda dhe më lart, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe harmonik vazhdon të jetë prioritet i programit të Qeverisë Shqiptare.
Në funksion të këtij prioriteti AXHENDA jonë për 2011 synon CILËSINË, DHE VETËM CILËSINË.
I. Cilësi në investime dhe infrastrukturë
Ligji i ri për Turizmin që është në fazën e diskutimit me grupet e interesit parashikon harmonizimin e iniciativave private vendase dhe te huaja, dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërsektorial me qëllim krijimin e hapësirave maksimale per shfrytëzimin e energjive pozitive që tashmë po konturojnë zhvillimin e industrisë së turizmit në vend.
MTKRS në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit, por edhe me aktorë të tjerë do të punojë për krijimin e lehtësirave fiskale në vend. Ne fokus do te kemi përafrimin e detyrimit të TVSH (Tatimi i vlerës së shtuar), për bizneset turistike, me vlerat mesatare të rajonit tonë.
II. Cilësi në Shërbime
Viti 2010 shënoi një ngritje cilësore në ofrimin e shërbimeve turistike nga institucionet private dhe publike në vend. Në muajin Mars ne krijuam, për herë të parë, Zyrat e Shërbimit Turistik në 9 Rajone, të cilat në vitin 2011 synojnë rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimit për vizitorët.
MTKRS, për turizmin kulturor është e vendosur të përmirësojë ndjeshëm prezantimin e monumenteve të kulturës, qendrave arkeologjike dhe muzeve të saj, me qëllim krijimin e një pakete “zyrtare”, që turistët mund të zgjedhin për të vizituar. Përmirësimi i aksesit të vizitorëve në Butrint, ndërhyrja radikale në menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Apollonisë, nëpërmjet gërmimeve arkeologjike në funksion të turizmit dhe rigjenerimin e muzeut arkeologjik, i cili është në rikonstruksion, investimet në Amfiteatrin e Durrësit dhe rikonstruksioni dhe rikonceptimi i Muzeut Arkeologjik të Durrësit jane disa nga inicjativat qe do konkretizojme per vitin 2011.
III. Cilësi në Edukim dhe Trajnim Turistik
Forcimi bashkepunimit me Universitetin Europian te Turizmit dhe universitetet qe kane ne fakultetet e tyre dege per turizmin, por edhe bashkëpunimi me aktorë te rendesishem per MTKRS si GTZ, SNV, USAID Rritje Albania do te vashdoje per te mundësuar, ne planin afatshkurter dhe afatgjate, nje obligim jetik per kete industri, permisimin e shërbimeve turistike.
Natyrisht qe nuk mund te le pa theksuar se bashkepunimi me qeverisjen vendore do te synoje mbeshtetjen maksimale, por edhe agresivitetin maksimal, per te realizuar kerkesen e patolerueshme te MTKRS, per garantimin e standarteve bashkekohore te pastrimit.
Dëshiroj ta mbyll këtë fjalë, duke ju përshëndetur dhe ju uruar punë të mbarë në këtë Konferencë të Tretë Vjetore, dhe shprehur bindjen time të plotë se trashëgimia e pasur, unike dhe e mirënjohur shqiptare ofron shumë mundësi, për të vashduar perpjekjet tona, per transformin pozitiv te industrise turistike ne vend.
Pyetjes se sa larg do te shkojme gjate vitin 2011 lidhur me zhvillimin e industrise turistike ne vend, une nuk mund t’i jap nje pergjigje. Por, ajo qe mund te garantoj kete fillim viti eshte se MTKRS e ka te qarte se ajo qe ju keni projektuar si kryetema e kesaj konference: “
Si t’i kthejmë zhvillimet pozitive në arritje të qëndrueshme për Turizmin Shqiptar”, mund te realizohet vetem ne saje te nje partneriteti dhe mbeshtetje intensive te sektorit privat.