mtkrs_logo_al

“Jo doping – Sport i pastër”

17 Shtator 2010

news_image_jodoping 

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,  Komisioni Kombëtar Antidoping, organizoi më 17/09/2010 ora 10.00 ne Tirana International Hotel ne bashkepunim me Keshillin Kombetar Grek të parandalimit të Luftës kundër dopingut Semirarin “Jo doping – Sport i pastër”.

Në këtë Seminar Komisioni Kombetar Antidoping shpalli programin kombëtar antidoping, hapat e ndërmarra për implementimin e tij si dhe bashkëpunimin e faktorëve të brëndshëm nderinstitucional dhe bashkepunimin e vazhdueshem me Keshillin Kombetar Grek te parandalimit te Luftes kunder dopingut.

Programi Kombëtar Antidoping është mbështetur gjithashtu edhe nga UNESCO.

Në këtë Seminar mernin pjesë të ftuar si Presidentja Znj. Chaido Spiliopoulou dhe anëtari i Komitetit Shkencor ESCAN  Z. Efstathios Cookeas  gjithashtu drejtor i Kontrollit doping në Olimpiadën 2004 në Athinë.
Mernin pjese gjithashtu perfaqesues te  Komitetit Olimpik Shqiptar, Federatave Sportive, Klubeve sportive si dhe drejtues , tranjerë, sportistë.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Ferdinand Xhaferaj në hapjen e seminarit u shpreh se ishte një kënaqësi e veçantë marja pjesë në seminarin për “Promovimin e Sportit të Pastër dhe Eliminimin e Doping-ut në Sport” së bashku me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Shqiptar, Lëvizjes Sportive në vend, por edhe me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Luftës Kundër Dopingut të një vendi fqinj si Greqia. Ai falenderoi UNESKON për mbështetjen që i dha organizimit të këtij seminari si edhe Këshilllin Kombëtar të Luftës Anti-doping të Greqisë për ndihmën qe i jep këshillit shqiptar.

Sporti është një aktor i rëndësishëm i shoqërisë së sporti për shembullin që jep, për rolin që luan në integrimin social veçanërisht tek grupmoshat e reja, por edhe për kontributin që jep në shëndetësi, rritjen e mirëqenies së popullsisë  dhe vlerat etike që sporti mbart dhe përcjell.

Nisur nga ky vizion MTKRS e ka përqendruar punën e saj në dy drejtime kryesore, duke vepruar kështu mbi një strategji të qartë e cila  synon ruajtjen dhe promovimin e  integritetit dhe virtyteve në sport :

  • Drejtimi i parë është për promovimin e “Sportit për të Gjithë”, si një mjet për të përmirësuar cilësinë e jetës në ditët e sotme,
  • Drejtimi i dytë përfshin zhvillimin dhe mbrojtjen e sportit cilësor kundrejt rreziqeve me të cilat po haset sot, si doping-u dhe dhuna.

Ne duhet të promovojmë  në punën tonë atë tipar të veçantë të sportit ku zhvillimi i individit është më i rëndësishëm se fitorja vetë tha ai.

Ne duhet të rigjejmë së bashku idealin e Sportit ku pjesëmarrja është më e rëndësishme se fitorja, dhe ku fitorja me çdo çmim është e papranueshme.

Pavarësisht nga problematikat e shumta që mbulon MTKRS nxitja e tolerancës dhe e shpirtit sportiv ku nuk duhet të konsiderohen në asnjë moment si çështje anësore,  por vetëm si prioritete të MTKRS. Aktualisht qëllimi i punës tonë tha Xhaferaj është të sigurojmë  tolerancë, barazi, përgjegjësi qytetare, transparence dhe akses për të gjithë në sport.

Doping-u kërcënon integritetin fizik të sportistëve por në të njëjtën kohë është një problem i dukshëm për shëndetin, por përmbi dhe përtej të gjitha problemeve shëndetësore, kjo praktikë dëmton të gjitha vlerat që qëndrojnë në themel të sportit si dhe  në të njëjtën kohë perceptimin pozitiv për të. MTKRS ka luajtur një rol aktiv në veprimtarinë për eliminimin e doping-ut në sport. Në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar Anti-doping, MTKRS ka marrë të gjitha masat për të realizuar angazhimet dhe detyrimet që rrjedhin nga Karta Evropiane Sportit për të Gjithë, Konventa Ndërkombëtare e Kodi Botëror Anti-doping, si dhe për zbatimin e rekomandimeve të  Agjencisë Botërore Anti-Doping (WADA).

Në vitin 2006 theksoi Ministri, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar Konventën Anti-doping të Këshillit të Evropës, konventë e cila  parashtron një numër rregullash të përbashkëta, që i kërkojnë shteteve anëtare të Këshillit të Evropës,  të ndërmarrin një sërë masash legjislative, financiare, teknike dhe edukuese me qëllim kufizimin e trafikimit të substancave doping; intensifikimin e testimeve të doping-ut dhe përmirësimin e teknikave të zbulimit të tij; si dhe mbështetjen në të njëjtën kohë të programeve të edukimit dhe informacionit.

Në fund të fjalës Ministri theksoi gjithashtu rëndësinë e funksionimit të një dialogu të mirëfilltë ndërmjet autoriteteve publike dhe lëvizjes sportive në vend.

Një dialog, i cili gjatë vitit të fundit ka qenë një tipar kryesor i qëndrimit të MTKRS ndaj sportit. Kjo është edhe origjina e iniciativave të përbashkëta që mund të ndërmeren, si në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim ruajtjen e integritetit në sport,  promovimin e një sporti të pastër e të shëndetshëm për të gjithë.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al