
Zëvendësministria e MTKRS zonja Suzana Turku të premten dhe të shtunën e kësaj jave ka bërë një vizitë pune në qarkun e Gjirokastrës ku është takuar me drejtues të disa institucioneve në varësi që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ruajtjen e monumenteve dhe vënien e tyre në funksion të zhvillimit të turizmit, si Zyra për Koordimimin dhe Administrimin e Qytetit Muze të Gjirokastrës, Drejtoria Rajonale e Kultures Kombëtare, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut Arkeologjik Antigone dhe Zyra Rajonale e Shërbimit Turistik, ndërkohë që ka inspektuar monumentet në zonën historike të Gjirokastrës dhe në Parkun Arkeologjik të Antigonesë.
Gjatë qëndrimit në Gjirokastër, Znj. Suzana Turku bëri takime me drejtues dhe ekspertë të monumenteve dhe turizmit nëpërmjet të cilëve u njoh me masat e posaçme organizative për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror dhe dha porosi për rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj turistëve dhe vizitorëve në të gjitha stinët, pasi turizmi kulturor ndikon në zhvillimit turistik të rajonit dhe i ka të gjitha elementët për të kryer një aktivitet në karakter gjithëvjetor.
Gjatë dy ditëve të kësaj vizite Zv/ministria Suzana Turku është njohur nga afër me të gjithë problematikën e gjendjes fizike të monumenteve të qytetit muze të Gjirokastrës dhe të ndërhyrjeve pa kritere dhe pa leje me ndërtime në zonën historike të qytetit muze.
Drejtues të institucioneve në varësi të MTKRS dhe përfaqësues të strukturave të pushtetit vendor të qarkut dhe të prefekturës së Gjirokastrës i kanë bere prezent znj. Turku disa nga shqetësimet shumëvjeçare të tyre që lidhen me 285 ndërhyrjet jashtëkritereve që janë evidentuar gjatë 10 vjetëve të fundit në disa monumente të veçanta dhe disa ndërtime pa leje në hapësirat e mbrojtura të zonës historike.
Gjatë komunikimit me drejtues të institucioneve, të strukturave të pushteti vendor dhe mediave lokale, znj. Turku nënvizoi faktin që në qarkun e Gjirokastrës janë hedhur hapa konkret dhe të sigurt për ta profilizuar këtë rajon si një destinacion turistik dhe në këtë kuadër nga Qeveria dhe institucionet e sistemit të MTKRS është punuar për ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kombëtare në funksion të zhvillimit të turizmit, por ende duhet më shumë punë dhe përpjekje për të arktivizuar strukturat e pushtetin vendor për të ndikuar në ndërgjegjësimin e komunitetit të banorëve për të ruajtur monumentet dhe për të mbajtur pastër mjedisin urban. “Për një zhvillim më të integruar të turizmit kulturor në qytetet e përfshira në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s sikurse janë Gjirokastra dhe Berati, është e nevojshme që të forcohen masat për respektimin e kritereve të vendosura për ndërhyrjet dhe ndërtimet pa leje dhe për këtë është e nevojshme të aktivizohen inspektoriatet e ndërtimit pranë bashkive që deri tani kanë qënë inactive”, shtoi Znj. Turku.
Zv/ministrja e MTKRS Znj. Suzana Turku gjatë prononcimeve të saj në mediat lokale dhe qëndrore është ndalur në prioritetet e Qeverisë për ndërtimin në qarkun e Gjirokastrës të një infrastrukture të re rrugore për të mbërritur në disa destinacione të rëndësishme turistike sikurse janë mali i Çajupit dhe Parku i Antigones. Ndërkohë që ajo u fokusua edhe në nevojën e koordinimit të veprimeve të institucioneve të specializuara, strukturave të pushtetit vendor dhe inspektoriateve që kanë kompetancat ligjore për ti dhënë fund ndërhyrjeve me ndërtime pa kriter në zonat e mbrojtura dhe monumente të veçanta.
Zonja Turku nënvizoi në Gjirokastër se krahas ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore materiale dhe shpirtërore në funksion të turizmit, duhet bërë kujdes edhe për rritjen e kulturës së shërbimit turistik dhe mbajtjen pastër të mjedisit në zonat e mbrojtura dhe në zonat urbane ku lëvizin vizitorët dhe turistët.
Zv/ ministrja Turku gjatë qëndrimit në qarkun e Gjirokastrës përshëndeti hapjen e Edicionit të 5- të të Festivalit “Takimet Muzikore të Dy Botëve” si dhe hapjen e Festivalit mbarëkombëtar “Kënga dhe vallja came” ku merrnin pjesë 30 grupe folklorike nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe nga diaspora.
Gjithashtu në kuadër të fillimit të sezonit turistik Znj. Turku kreu një inspektim në Parkun më të madh Arkeologjik të vendit, Parku i Butrintit, pasuri nën ruajtje e UNESCO, për të parë nga afër masat që janë marrë për të pritur vizitorët vendas dhe të huaj.