mtkrs_logo_al

Zv/Ministri i Sporteve z. Dashnor Bajaziti pret në një takim pune në MTKRS një delagacion nga Republika Popullore e Kinës

news_im_takimi-me-bajazitin-009

Një delagacion nga Republika Popullore e Kinës, i përbërë nga z. He Yinglong, Drejtor i Përgjithshëm i Administratës Shtetërore të Sporteve të Republikës Popullore të Kinës dhe njëkohësisht zv/ President i Shoqatës Kombëtare Kineze të sportit të “Kungfu-së”,  është takuar në mjediset e MTKRS me zv/Ministrin e Sporteve z. Dashnor Bajaziti. Në këtë takim merrte pjesë edhe Drejtori i Drejtorisë së Sporteve në MTKRS, z. Vasil Bici si dhe përfaqësues të kësaj drejtorie. 

Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte promovimi dhe përhapja e sportit të “Kugfusë” në Shqipëri. Një rol të rëndësishëm lidhur me këtë promovim do të ketë edhe mbështetja e drejpërdrejtë e shoqatës kineze të sportit të “Kungfu-së” në vendin tonë.

Zv/Ministri i Sporteve z. Bajaziti vlerësoi arritjet e sportit kinez në përgjithësi si dhe mbështetjen tradicionale të Republikës Popullore të Kinës për sportin shqiptar. Ai garantoi gjithashtu për një marrëdhënie të mëtejshme intensive bashkëpunimi në zhvillimin e sporteve, duke iu referuar përmirësimit të infrastrukturës sportive, bashkëpunimin në nivel kualifikimi administratorësh e specialistësh, si dhe në një bashkëpunim të rëndësishëm në fushën e mjekësisë sportive.

Delegacioni i “Kungfu-së”, i RP të Kinës shprehu gadishmërinë për të shkëmbyer eksperienca në këto fusha, veçanërisht në sportet e arteve marciale të “Kungfu-së”, si një disiplinë sportive pretendente si sport olimpik në Lojrat Olimpike për vitin 2020. 

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al