• Objektivi i Projektit
Objektivi i Projektit është restaurimi i kalave në qendra të banuara, në të cilat ekzistojnë potenciale të trashëguara (arkitekturore, tradite, historie, arkeologjike, etj) të lëna në harresë dhe që pas ndërhyrjes do të gjenerojnë të ardhura për komunitetin. Kalatë e përfshira janë: Kalaja e Tiranës; e Krujës, e Himarës. Këto ndërhyrje do t’i shërbejnë rikuperimit të identitetit kulturor në këto rajone dhe në njëjtën kohë do të shërbejnë edhe si pole për zhvillimin e shërbimeve artizanale dhe turizmit lokal për komunitetet e zonës.
• Ecuria e Projektit
Punimet në sitin e Tiranës janë ndërprerë për shkak të problemit të shpronësimit dhe data e përfundimit të punimeve është shtyrë në 20 Shkurt 2011.
Në sitin e Krujës punimet vazhdojnë normalisht dhe mendohet të përfundojnë brenda afateve të parashikuara.
Në sitin e Himarës punimet janë ndërprerë për shkak të problemeve që kanë lindur me sistemin e urbanistikës dhe data e përfundimit të punimeve është shtyrë për në 15 Nëntor 2010.
MTKRS ka marrë masa institucionale për parashikimin financiar në planifikimin buxhetor afatmesëm për mbulimin e TVSH.