mtkrs_logo_al

Zhvillim i qëndrueshëm dhe integral të qëndrave historike, kulturore, tradicionale (II)

•  Objektivi i Projektit

Objektivi i Projektit është restaurimi i kalave në qendra të banuara, në të cilat ekzistojnë potenciale të trashëguara (arkitekturore, tradite, historie, arkeologjike, etj) të lëna në harresë dhe që pas ndërhyrjes do të gjenerojnë të ardhura për komunitetin. Kalatë e përfshira janë: Kalaja e Shkodrës, Korcës, Elbasanit, Beratit; Elbasanit. Këto ndërhyrje do t’i shërbejnë rikuperimit të identitetit kulturor në këto rajone dhe në njëjtën kohë do të shërbejnë edhe si pole për zhvillimin e shërbimeve artizanale dhe turizmit lokal. 

•  Ecuria e Projektit

Në Korrik 2009 është firmosur marrëveshja mes MTKRS dhe Komisionit Evropian për financimin nëpërmjet fondeve IPA 2009 të projektit.

Pas konsultimeve mes Institutit të Monumenteve të Kulturës me Studion greke, në Qershor 2010 është miratuar projekti për ndërhyrjen në kalanë e Shkodrës, ndërsa po punohet për të zgjidhur specifikën  teknike për projektin e kalave të Elbasanit dhe Korcës. Për Kalanë e Beratit akoma nuk është përcaktuar projekti i ndërhyrjes. Parashikohet që punimet të fillojnë në 2010 dhe të mbarojnë në 2012  

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al