mtkrs_logo_al 

Vendoset shtatorja e Azem Hajdarit në sheshin "Demokracia"

slide_im_shtatorja2_azem_hajdari

Kryeministri Berisha, së bashku me zonjën Fatmira Hajdari dhe anëtarë të tjerë të Kabinetit Qeveritar dhe familjes Hajdari, përuroi sot pasdite shtatoren e Azem Hajdarit, e ngritur në sheshin “Demokracia”, në Qytetin Studenti, në nder të kontributit të tij për përmbysjen e diktaturës komuniste dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Kryeministri Berisha u shpreh se shtatorja e Azem Hajdarit më mirë se në çdo vend tjetër qëndron në këtë shesh, prej nga ai (Azemi) nisi një nga betejat më të mëdha, më të vështira dhe më të guximshme në historinë e lirisë së shqiptarëve. “Ne inaugurojmë këtu shtatoren e liderit të dhjetorit, shtatoren e studentit, e të riut, i cili në historinë tonë kombëtare do të mbetet tribuni që me guximin, kurajën, vendosmërinë dhe vizionin e tij bëri më shumë për liritë tona, për liritë e shqiptarëve”, u shpreh Kryeministri.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al