
Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë u vendos në Parkun “Rinia”, në një ceremoni të veçantë “Monumenti i Pavarësisë”.
Në ceremoni ishin të pranishëm, Kryeministri i Shqipërisë Z. Sali Berisha, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi, anëtarë të Qeverisë Shqiptare, personaliteteve të larta të vendit si dhe të ftuarve nga bota.
Monumenti që simbolizon lirinë e shqiptarëve është frymëzuar nga banesa tradicionale shqiptare kulla dhe kësisoj është ndërtuar në dy pjesë të së njëjtës kullë, të paraqitura në formë të hapur dhe të kthyer njëra nga lart e tjera nga poshtë. Në brendinë e këtyre dy pjesëve janë skalitur në njërën anë Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë dhe përbri saj shqiponja dykrenare.
Ky projekt fitoi vendin e parë si në vlerësimin e Jurisë Ndërkombëtare, ashtu edhe në votimin e publikut, elektronik dhe të drejtpërdrejtë. Është vepër e krijuar nga bashkëpunimi i artistit Kosovar Visar Obrija dhe atij gjerman Kai Roman Kiklas.
Monumenti është i përbërë nga dy struktura çeliku, ndërsa veshja e tyre është bërë me kombinim të pllakave të bronzit special. Me anë të djegies me lazer është regjistruar Deklarata e Pavarësisë.