mtkrs_logo_al

Trashëgimia për zhvillim social dhe ekonomik

•  Objektivi i Projektit        

Projekti  kërkon të mbështesë potencialin e zhvillimit të Shqipërisë nëpërmjet:
• Hartimit të një plani afatgjatë për Transformimin i Muzeut Historik Kombëtar sipas standardeve ndërkombëtare
• Hartimit të strategjisë së marketingut  kulturor për ndryshimin e imazhit të Shqipërisë në Botë si dhe promovimin e turizmit
• Ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve në fushën e menaxhimit,konservimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore

•  Ecuria e Projektit

o Ka përfunduar studimi mbi mekanizmat fiskal në lidhje me trashëgiminë kulturore
o Është botuar në gjuhën shqipe broshura mbi Konventën 2005 UNESCO-s
o Është në proces rishikimi dhe hartimi i Strategjisë së Kulturës
o Janë realizuar dy misione dhe takime të Konsulentëve kombëtare dhe ndërkombëtare për të përgatitur një studim mbi “Sistemin e Parqeve Arkeologjike në Shqipëri”
o Janë përgatitur projekt-raporte për ndërhyrje të menjëhershme për të zbutur rreziqet nga shkaqet natyrore në dy parqet arkeologjike: Apollonia dhe Antigonea.
o Është siguruar një projektues 35 mm film si dhe server për të ruajtur dhe mirëmbajtur filmat e dixhitalizuar
o Janë kryer përpjekjet paraprake për të organizuar një trajnim të plotë të stafit të parkut arkeologjik në menaxhimin e trashëgimisë kulturore, ruajtjes dhe mbrojtjes
o Është finalizuar studimi paraprak për themelimin e programit MA mbi Menaxhimin e Burimeve Kulturore
o Është rinovuar Zyra e Informacionit Turistik në Berat dhe është në proces është zyra e Gjirokastrës
o Janë duke u prodhuar hartat e guidave turistike të Beratit  dhe Gjirokastrës dhe ka përfunduar harta turistike e Antigonesë
o Është përgatitur një concept note në lidhje me nevojat e Ministrisë së Jashtme për mbështetje në Diplomacinë Kulturore
o Është përgatitur draft strategjia për marketingun kultuore e cila është në proces konsultimi me aktorët e përfshirë
o Në kuadër në rikonceptimit në  Muzeut Historik Kombëtar është realizuar një tryezë e rrumbullakët me historianë të cilët kanë diskutuar mbi përmbajtjen e re të MHK. Draft propozimi për këtë përmbajtje do të diskutohet  me bordin ndërkombëtar për të marrë një vendim përfundimtar.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al