mtkrs_logo_al 

Teatri Kombëtar

Teatri Kombetar është inaguruar si i pari teatër profesionist shqiptar në 17 Majin e vitit 1945 në godinën ku vazhdon aktivitetin edhe sot ne qender te kryeqytetit shqiptar. Teatri Kombëtar ka një histori gjashtëdhjetë e pesë vjecare me një repertor prej 500 premierash nga dramaturgjia kombëtare dhe ndërkombëtare duke nisur që nga korifejtë e antikitetit për të vijuar me autorë si Shekspir, Molier, Çehov, Breht, Ibsen, e deri te më bashkëkohorët si A. Miller, E. De Filippo, T. Dorts, E. Albee e shumë e shumë të tjerë.

Teatri Kombëtar ka në funksion dy salla shfaqjesh me kapacitet përkatësisht 220 vende dhe 550 vende. Në një vit kalendarik institucioni ynë vë në skenë 6-7 premiera dhe 5 bashkëpunime me rreth 6 shfaqje në jave në të dy sallat. Në një sezon artistik në të dy sallat vihen në skenë rreth 250 shfaqje.

Prej vitit 2008 TK eshte anetar me te drejta te plota ne ETC (Konventa Europiane e Teatrit).

Drejtor: KRISTAQ A. SKRAMI

Kontakte:

TEATRI KOMBETAR
Adresa: Rruga Naim Frashëri, Tiranë
Tel:  +355 4 2228933
Fax: +355 4 2228933
E-mail: info@teatrikombetar.gov.al
Website:
www.teatrikombetar.gov.al

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al