
Bumçi: Ekipi kombëtar i Peshëngritjes, me i miri i të gjitha kohrave.
Bumçi, peshëngritësve: Ju jeni krenari kombëtare.
Ministri i TKRS, Z.Aldo Bumçi priti sot në MTKRS ekipin që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rritur (kualifikues për Lojrat Olimpike "Londër 2012"), i cili do të organizohet në Paris-Francë në datat 5-13 Nëntor 2011.
Ministri Bumçi shprehu konsideratën më të lartë për ekipin Kombëtar të Peshëngritjes duke i cilësuar si ekipi më i mirë i të gjithë kohrave. Ndihem krenar, tha Ministri, me këtë grup kampionësh, me këto vajza e djem të fortë e me shpirt të hekurt që dinë të ndeshen e të sfidojnë nivelet më të larta të Peshëngritjes Botërore.
Ju jeni krenari kombëtare për vlerat e larta që tregoni në këtë disiplinë sportive. Ju përgëzoj për punën e mirë që bëni nën drejtimin e trajnerit tuaj. Kam besim të plotë, dhe ndihem tepër i sigurtë që edhe në këtë eveniment Botëror “Paris 2011”” skuadra jonë Kombëtare e Peshëngritjes do të tregojë vlerat më të mira dhe do të grumbullojë pikët e duhura ekipore për pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike “Londër 2012”. Dua t’ju përshëndes e t’ju uroj fitore e suksese në këtë Botëror, e mbylli fjalën e tij Z. Bumçi.
Sportistët
Daniel Godelli
Romela Begaj
Ilir Suli
Erkand Qerimaj
Fetie Kasaj
Hysen Pulaku
Sherjana Ruci
Endri Karina
Shqiponja Brahja
Briken Calja
Trajnerët:
Genc Barkiçi
Zef Kovaçi
Hektor Shaqiri
Sami Pulaku
Gazmend Hakcani
Esat Ademi PRESIDENT
Ilir Kraja SEKRETAR I FSHP
Gjate ketij viti keta sportiste kane arkivuar keto medalje:
Kampionati Europian per te Rritur ne Rusi ne muajin Prill :
Daniel Godelli 2 medalje Bronxi; Erkand Qerimaj 1 medalje Argjenti.
Kampionati Boteror per te Rinj ne Malajzi ne muajin Qershor:
Daniel Godelli 1 medalje Ari, 2 Argjenti u shpall Kampion Bote (per here te pare ne Shqiperi arrihet nje rezultat i tille).
Kampionati Europian per te Rinj dhe U23 vjeç ne Romani ne muajin Shtator:
Daniel Godelli 1 medalje Ari; Briken Calja 2 medalje Bronxi; Hysen Pulaku 2 medalje Argjenti.
Nje C-V e shkurter e sportisteve qe do perfaqesojne Shqiperine ne Paris eshte:
Romela Begaj - N/Kampione Europe per te rritura., Vendi i 6-te ne Olimpiaden e Pekin 2008.
Fetie Kasaj-sot eshte ne vendin e 5-te ne Europe per te rritura.
Shqiponja Brahja ne vendin e 6 te ne Europe per te rritura.
Sherjana Ruci-Kampione Ballkani dhe e 4 rta ne Europe per moshat U 17 vjeç.
Daniel Godelli - Kampion Bote per te rinj dhe vendi i 3-te ne Europe per te rritur.
Briken Calja-Kampion Europe per te Rinj dhe vendi 3-te ne Europe per U 23vjeç.
Erkand Qerimaj-N.Kampion Europe per te rritur.
Hysen Pulaku-Kampion Europe per U17 vjeç dhe N/Kampion Europe per te rinj.
Ilirjan Suli-N/Kampion Bote dhe N/Kampion Europe dhe vendi i 5-te ne Olimpiaden e Sidnej 2000.
Endri Karina- Kampion Europe per U17 vjeç.
Ekipi i meshkujve ne Kampionatin Boteror per te rritur mbajtur vitin e kaluar(Shtator) ne Turqi grumbulloj 52 pike dhe u rendit ne vendin e 24 ne Bote duke parakualifikuar 3 sportiste per "Londer 2012".
Ekipi i femrave po ne kete aktivitet grumbulloj 42 pike dheu rendit ne vendin e 26-te, me shprese qe ne kete aktivitet do te grumbulloj me shume pike , per te mundesuar kualifikimin e dy sportisteve, ne te kundert mbetet Kampionati Europian i vitit 2012.