Në kuadër të Programit të Kombeve të Bashkuara (UN) “Youth Employment and Migration” është hartuar Plani Kombëtar i Aksionit për Punësimin e të Rinjve për vitet 2010-2013 , si rezultat i punës së politikëbërësve në ministritë e linjës. Plani përvijohet në katër objektiva strategjikë si dhe në një sërë çështjesh të rëndësishme që duhet të ndiqen për të mbështetur punësimin e plotë, të frytshëm dhe në përputhje me zgjedhjet e vetë të rinjve. Ky Plan përfshin 44 opsione politike të parashtruara në të cilin do të përfitojnë të rinjtë në tre vitet e ardhshme.
Në formatin PDF do të gjeni Planin e Aksionit për Punësimin e të Rinjve 2010 – 2013 në versionin shqip dhe anglisht:
Planin e Aksionit për Punësimin e të Rinjve 2010 – 2013, versioni shqip
Planin e Aksionit për Punësimin e të Rinjve 2010 – 2013, versioni anglisht
Shqipëria është vendi i 17 (shtatembedhjete) që është përzgjedhur për rishikimin e polikikave Rinore në nivel kombëtar nga Këshilli i Evropës. Rishikimi i Politikave Rinore është realizuar gjatë vizitave të kryera në vitin 2009, nga ekipi ndërkombëtar i ekspertëve, të cilët e bazuan punen e tyre në Startegjinë Kombëtare të Rinisë 2007-2013.
Raporti mbi rishikimin e Politikave Rinore në nivel kombëtar përbën një dokument të rëndësishëm udhërrëfyes në lidhje problematikën, prioritetet dhe alternativat e implementimit të strategjisë, planit të veprimit dhe politikave rinore në nivel kombëtar.