Krijimi i një strategjie gjithëpërfshirëse në shërbim të rinisë dhe hartimi i Planit Kombëtar të Veprimit në fushën e rinisë (2007-2013) është përparësi e punës së Drejtorisë së Koordinimit të Politikave Rinore në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Parë në dritën e zhvillimeve të reja ekonomike e sociale, ky është një program i cili synon krijimin e një mjedisi mundësues që siguron pjesëmarrjen e të rinjve në formulimin e politikave dhe procesin e vendimmarrjes në nivel kombëtar.
Duke qenë një prej pasurive më të mëdha të Shqipërisë (afro 70% e popullsisë është nën moshën 30 vjeç), me anë të kësaj strategjie synohet që rinia të ndërgjegjësohet për rolin e vet në ndërtimin e shoqërisë, në sferën e kulturës, si dhe në sferat social-ekonomike.
Rinia duhet të shihet me syrin e partnerit të vërtetë e të denjë në këtë qeverisje, duke i dhënë asaj përgjegjësi të drejtpërdrejtë në zhvillimet e sotme në vend.
Për një informacion më të detajuar shfletoni dokumentin e mëposhtëm:
Strategjia Kombëtare për Rininë 2007-2013, versioni në gjuhën shqipe
National_Youth_Strategy 2007-2013, versioni në gjuhën angleze