mtkrs_logo_al

Strategjia e Zhvillimit të Sektorit të Trashëgimisë Kulturore

Objektivat kryesore të strategjisë në fushën e trashëgimisë kulturore janë:

  • Ruajtja e identitetit kombëtar.
  • Ruajtja e trashëgimisë si pjesë e gjallë e shoqërisë.
  • Katalogimi dixhital, mbrojtja dhe ruajtja e dëshmive të së kaluarës.
  • Kujdesi për pejsazhin dhe rrethinat e monumenteve.
  • Programe konservimi afatgjata dhe zhvillim i qëndrueshëm.
  • Ruajtja e transparencës dhe propagandimi i vlerave.
  • Decentralizimi i kompetencave.
  • Lehtësi fiskale për të ndihmuar pronarët të ruajnë trashëgiminë dhe koleksionet.
  • Kuadër ligjor që u lejon fondacioneve të kujdesen për ndërtesa, prona dhe monumente në vijimësi.
  • Përdorimi i ndërtesave të konservuara për projekte pa dëmtuar strukturën dhe atmosferën.
  • Mospërqendrimi i burimeve në disa objekte në kurriz të të tjerave.
  • Vlerësimi i monumenteve jo si “kreditime me risk”, por si gjeneratorë të ardhurash.
  • Vlerësimi i monumenteve jo vetëm në një kuadër të ngushtë kombëtar, por duke i parë ato brenda hapësirash të gjera kulturore, ballkanike e evropiane.

Për një informacion më të plotë mbi strategjinë e zhvillimit të sektorit të trashëgimisë kulturore klikoni në linkun e mëposhtëm:

Strategjia e Zhvillimit të Sektorit të Trashëgimisë Kulturore

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al