Gjatë vitit 2005-2006, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, përgatiti dhe miratoi me VKM nr. 395, datë 21.6.2006, Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Zhvillimin e Turizmit Natyror dhe Mjedisor. Ky dokument u përgatit me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Zyra e Shqipërisë.
Dokumenti i Strategjisë Sektoriale të Turizmit, përgatitet në kuadrin e procesit të iniciuar nga Qeveria Shqiptare, për koordinimin e strategjive të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, ku është priorizuar nevoja për rishikimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit 2002-2012 dhe ndërthurja e saj me Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Zhvillimin e Turizmit Natyror dhe Mjedisor.
Ky dokumet bazohet edhe në parimet e dala nga deklaratat e Forumeve të Turizmit Evropian të Maltës dhe Qipros mbi:
Gjithashtu Strategjia është në përputhje të plotë me Ligjin e ri “Për turizmin”, Nr.9734, datë 14.5.2007 dhe ka për qëllim përcaktimin e parimeve dhe rregullave që veprojnë në fushën e turizmit, si dhe vendosjen dhe zhvillimin e standardeve të shërbimeve turistike dhe të shërbimeve të tjera të lidhura me to.
Për një informacion më të plotë mbi stratedjinë e sektorit të turizmit klikoni në linkun e mëposhtëm:
Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007 - 2013