Sektori i Sportit për të Gjithë mbështet, përkrah lëvizjen masive sportive si dhe ne promovimin e popullit shqiptar pa dallim moshe, gjinie, feje drejt të ushtruarit me sport duke e vlerësuar dhe e parë ne aspektin e impaktit që sporti ka në ruajtjen dhe permiresimin e shendetit te popullit, pa synuar arritje të cilësisë sportive.
Lëvizja sportive sot ne botë ka marrë përmasa shumë të mëdha. Brenda saj aktivizohen më shumë njerëz se sa në ndonjë lëvizje tjetër popullore. Nëpërmjet një oferte te gjere te veprimtarive sportive, levizja sportive jep nje kontribut te madh ne kujdesin per shendetin, per zhvillimin social te vlerave te tilla si miqesia bashkëpunimi, unitetit krenaria kombetare.
Ai përgatit dhë shqyrton projektet për zhvillimin e sportit për të gjithë nga organizatat sportive, shoqatat sportive .
Nxit bashkëpunimin me Ministritë e linjës për zhvillimin e sportit në shkollë.
Inicion hartimin e programeve inkurajuese për një pjesmarrje sa më të gjërë të të gjithë grupmoshave me sport dhe aktivitet fizik.