Sporti i Nivelit të Lartë
Federatat shqiptare dhe klubet sportive, me fondet publike, të dhëna nga pushteti qendror e vendor, financojnë trajtimin për përgatitjen sportive dhe shpërblimin e sportistëve cilësorë dhe të trajnerëve të tyre, për arritjen e rezultateve të larta sportive.
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, me propozimin e federatave sportive, u jep shpërblime të veçanta sportistëve dhe trajnerëve të tyre, për rezultate të larta në veprimtaritë ndërkombëtare sportive.
Kriteret për përcaktimin e rezultateve të larta sportive, kombëtare e ndërkombëtare, masa dhe mënyra e shpërblimit, si dhe përfitimi i trajtimit për përgatitjen sportive përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.