mtkrs_logo_al

Sporti Cilësor

Sektori i Sportit Cilësor merret drejtpërdrejtë me cilësinë sportive në nivel lokal dhe kombëtar, në përmbajtjen cilësore të forumeve dhe institucioneve sportive të lidhura me cilësinë, përpunon legjislacionin specifik që synon rritjen cilësore të sporteve.

Ai synon mbështetjen e cilësisë sportive duke krijuar lehtësira financiare për pjesëmarrjen e tyre kryesisht nëpër aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare duke patur parasysh nivelin e ndikimit pozitiv të atij aktiviteti për rritjen e mëtejshme të cilësisë sportive, ballafaqimin me nivelet sportive ndërkombëtare si dhe mundësinë për të prezantuar nivelin dhe përpjekjet e tyre prej vitesh në sportet përkatëse.

Pas një studimi të hollësishëm me synim impaktin e secilit projekt të paraqitur në cilësin sportive, i përzgjedh dhe perpiqet të sigurojë rrugët e përshtatëshme për mbështetjen e gjithanëshme të tyre, kryesisht atë financiare.

Ndjek dhe mbikqyr zbatimin e legjislacionit në fuqi në institucionet sportive që kanë të bëjnë direkt me cilësinë sportive (federatat sportive); zbatimin e kalendarëve kombëtarë sportivë të federative sportive dhe bën evidentinin e vlerave që ato manifestojnë si dhe organizon konsulta dhe debate që kanë të bëjnë me cilësinë sportive dhe mbi bazën e tyre nxit dhe tenton të përgjithsojë mendimet dhe përvojat më të arrira.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al