mtkrs_logo_al 

Shqipëri- Kosovë, nismë për ngritjen e qendrave të përbashkëta kulturore në diasporë

slide_im_bumci-makolli

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z.Aldo Bumçi priti sot në një takim Ministrin e Diasporës së Republikës së Kosovës, Z. Ibrahim Makolli. Takimi i sotëm ishte në vijim të disa takimeve të ndërsjellta që dy ministrat kanë bërë gjatë këtij viti.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte bashkëpunimi për ngritjen e qendrave të përbashkëta kulturore në ato vende ku ka numër më të madh të diasporës shqiptare.

Ministri Bumçi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp falenderoi Ministrin Makolli për këtë nismë të ndërmarrë nga pala e Kosovës. Patjetër që nuk do të ngelet nismë e njënashme tha ministri, Shqipëria dhe Kosova do të dalin me një inisiativë të përbashkët, do të krijojnë mekanizmat e duhura për promovimin e kulturës dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Kemi komunitet të madh jashtë vendit, janë rreth 3 milionë shqiptarë, shtoi Z. Bumçi, komunitet që duhet të ruajë lidhjet me njëri-tjetrin dhe pikërisht në këtë kuadër po e ndërmarrim këtë inisiativë të përbashkët me Republikën e Kosovës.

Ndërsa ministri Makolli pas falenderimeve të rastit shtoi se kemi të bëjmë me një pasuri kombëtare të përbashkët e cila duhet të ruhet. Edhe pse jemi dy shtete të ndarë me kufij diaspora jonë ka qenë gjithmonë e bashkuar. Tashmë Republika e Kosovës ka nënshkruar marrëveshjen e parë me Republikën e Turqisë, dhe kjo për një arsye të veçantë, pasi në Turqi kemi më shumë shqiptare të emigruar se në çdo shtet tjetër. Besojmë se kjo qendër do të jetë funksionale para 28 nëntorit, tha në fund të fjalës së tij Z.Makolli

Të dy ministrat gjatë konferencës për shtyp u shprehën të gatshëm për bashkërendimin e përpjekjeve për ngritjen e qëndrave kulturore të përbashkëta edhe në Zvicër dhe SHBA.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al