mtkrs_logo_al

Roli i Ministrisë

Harton, programon dhe zhvillon politikat kombëtare në fushën e sportit, integrimin kulturor në familjen evropiane dhe botërore, në përputhje me programin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
 
Harton dhe koordinon politikat në fushën sportit, nëpërmjet investimeve të ndryshme në zhvillimin e infrastruktures duke monitoruar ecurine e këtyre investimeve të akorduara.

Harton politikat mbrojtëse dhe promovuese si dhe krijon hapësirat e nevojshme zhvillimin dhe përmirësimin e sportit Shqiptar.

Harton projektligje dhe propozon ndryshime në fushën e sportit, për sistemin e institucioneve në varësi të saj, si dhe ndjek zbatimin e tyre me synim reformimin e vazhdueshëm të strukturave, në funksion të përsosjes së administrimit të fondeve publike, që i akordohen këtij institucioni dhe sistemit në vartësi. .

Përmirësimin e infrastrukturës sportive aktuale dhe ngritja  e një qëndre sportive kombëtare , për grumbullimin e sportistëve cilësor, duke rritur cilësinë e shërbimit të ofruar dhe rritjen e cilësisë sportive  nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës sportive.

Menaxhon buxhetin e caktuar vjetor, në funksion të misionit, gjithnjë me qëllim administrimin sa më të mirë dhe sa më transparent të fondeve publike, krijimin e nje mjedisi të shëndetshëm për komunitetin sportive, për ushtrimin e veprimtarive individuale dhe kolektive, të veçanta apo periodike, që të gjitha së bashku të jenë në ndihmë të lartësimit të imazhit të Shqipërisë, integrimit sa më te shpejtë në Europë dhe rritjen e cilësisë së jetesës prej burimeve të aktiviteteve sportive.

Administron objektet qe ka ne juridiksion, financon ndertimin dhe mirembajtjen e mjediseve sportive.

 

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al