mtkrs_logo_al

Roli i Ministrisë

Qëllimi i zhvillimit të turizmit për Shqipërinë, është të rrisë cilësinë e jetesës, të një numri të konsiderueshëm shqiptarësh. Zhvillimi i turizmit do të duhet të matet dhe të vlerësohet në një periudhë afatmesme e afatgjatë, lidhur me aftësinë e tij për të përmirësuar mirëqënien e shqiptarëve. Në këtë aspekt, ai mundet (dhe do të duhet të jetë) një pjesë e strategjisë së vendit për arritjen e prioriteteve të zhvillimit, të tilla si angazhimet e vendit për Synimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.

Më shumë turistë nuk do të thotë më shumë zhvillim apo të ardhura për shqiptarët. Tipi i turizmit që një vend zgjedh për ta zhvilluar, përcaktohet kryesisht nga kontributi për begatinë e banorëve të tij.

Theksimi i turizmit natyror dhe kulturor në Shqipëri, do të mbajë në fokus përfitimin nga komunitetet lokale që sot ballafaqohen me mundësi të kufizuara ekonomike.

Në përmbushje të rolit të saj ministria harton edhe zbaton:

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al