Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve reagon sot ndaj vazhdës së deklaratave të pabaza të Partisë Socialiste lidhur me ecurinë e sezonit turistik të këtij viti. Është e vështirë ti përgjigjesh një deklarate e cila nuk ka asgjë konkrete dhe nuk bazohet mbi shifra reale. Në këtë rast shprehim keqardhje që në mes të sezonit turistik, opozita shqiptare nxin realitetin e vendit dhe bën anti-reklamë. Kjo është nje sjellje e padëgjuar askund tjetër. Meqenese opozita nuk ka sy dhe veshë që ta përceptojë këtë realitet, atëhere shkurtimisht po ju paraqesim një panorame të situatës së turizmit deri në periudhën që po flasim.
Vetëm gjatë periudhës së gjashtë-mujorit të parë të vitit, sipas të dhënave të Drejtorisë së Policisë së Kufirit, në vendin tonë kanë hyrë 155 909 vizitorë të huaj më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ky numer në rritje:
Sipas të dhënave të Këshillit Botëror të Udhëtimeve dhe Turizmit, për sa i përket kontributit direkt të turizmit në PPB, Shqipëria rradhitet në vendin e 42’të, ku parashikimi për vitin 2012 është për një rritje prej 5.5%. Ndërkohë, për sa i perket kontributit total ne PPB, Shqipëria rradhitet në vendin e 29, ku parashikimi për vitin 2012 është për një rritje prej 5.1% krahasuar me vitin e kaluar.
Për sa i përket punësimit, kontributit direkt i sektorit të turizmit për vitin 2012 parashikohet të rritet me 4.3 % ndërkohë që kontributi total i turizmit në punësim parashikohet të rritet me 3.7 % ose 190.000 vende pune.
Per sa i përket të ardhurave në këtë sektor, parashikimi për Shqipërinë sipas Keshillit Boteror të Udhëtimeve dhe Turizmit llogarit një rritje të shpenzimeve nga turizmi vendas me 9.4% ose 41.4 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet e ardhura nga turistët e huaj pritet te rriten me 5% ose 191.5 miliardë lekë.
Për sa i përket investimeve në funksion të zhvillimit të turizmit në Shqiperi, nuk mund të mos marrësh në konsideratë listën e gjatë të projekteve të përfunduara apo në proces perfundimi, të konceptuara në projekte infrastrukturash apo në projekte në mbështetje të turizmit kulturor. Këtu, shkurtimisht mund të përmendim:
Rrugë në zona turistike
Për turizmin kulturor
Për sa i përket ujësjellës kanalizimeve, po citojmë të dhënat e Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit ku mund të përmendim një sërë projektesh të përfunduara apo në proces si:
Të gjitha të dhënat flasin për një punë konkrete të Qeverisë dhe të Ministrisë në mbështetje të zhvillimit të turizmit në vend, punë e cila është reflektuar me një rritje të vazhdueshme të numrit të vizitorëve nga viti në vit.