Reagimi i Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi, për deklaratën e Edi Ramës në rrjetin social “Twitter” lidhur me ndeshjen Shkumbini-Flamurtari, luajtur ditën e shtunë në Peqin.
“…Eshtë e turpshme të shikosh Kryetarin e Opozitës të përfshihet personalisht në përhapjen e mashtrimeve të ulta. Siç e kam deklaruar, ditën e shtunë kam qenë në tre aktivitete publike në Tiranë, festimin e ditëlindjes së Agim Krajkës në TKOB, në aktivitetin në nder të regjisorit Italian Bellochio që vizitoi Tiranën dhe në Teatrin Kombëtar për premierën “Henri VI”. Ministri nuk është fantazmë që të ketë qenë në Peqin dhe të mos e ketë parë askush!? Nuk jam shprehur për asgjë tjetër, kështu që nga e gjeti Ciu Ciu deklaratën time për fishekë manovër?! Kjo ngjarje flet shumë për Z. Rama…”