mtkrs_logo_al

Programet Komunitare

Çfarë janë Programet Komunitare:

Shqipëria ka nënshkruar ne 22 Nëntor 2004 me Komisionin Evropian “Marrëveshjen Kuadër për pjesëmarrjen e Shqipërisë ne Programet Komunitare”, e cila është ratifikuar nga Parlamenti Shqiptar me ane te ligjit Nr. 9404, date 19 Maj 2005. 

Programet Komunitare janë një seri aksionesh të integruara të ndërmarra nga Komuniteti Evropian me qëllim promovimin dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve anëtare të BE-së në fusha të caktuara lidhur me politikat e BE-së. Në kuadër të zgjerimit të BE-se me qëllimin që vendet kandidate (tashmë anëtare të BE-se që prej 2004 dhe prej Janarit 2007) të përgatiteshim për adoptimin e acquis communautaire dhe anëtarësim, Komisioni Evropian propozoi në 1997 një hapje progresive të PK për vendet kandidate. Këshilli Evropian vendosi në Samitin e Selanikut në Qershor 2003 që Programet Komunitare do të jenë të hapura për vendet e Ballkanit Perëndimor sipas linjave të parashikuara për pjesëmarrjen e vendeve kandidate në to. Për herë të pare duke filluar nga Janari 2008 Shqipëria merr pjesë (dhe është ne proces përgatitor për pjesëmarrje) si vend i asociuar në Programet Komunitare të mëposhtme:

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al