mtkrs_logo_al

Politikat për sektorin e turizmit

Shqipëria është një vend i bukur dhe magjepsës. Ajo ka një gamë të gjerë atraksionesh historike, kulturore dhe natyrore, që përbëjnë një interes të madh për turistët ndërkombëtarë. Vendi është i sigurte dhe njerëzit janë mikpritës dhe miqësorë. Ajo që është më e rëndësishme, vendi është ende “autentik.”. Ai mbetet në një shkallë të madhe i paprekur nga ndikimi i huaj, njerëzit jetojnë dhe punojnë në mënyrat tradicionale në shumicën e vendit dhe kultura lokale shprehet në mënyra nga më të ndryshmet në bazë rajonale, madje nga qyteti në qytet.18 Kombinimi i këtyre faktorëve e bën vendin të jetë i veçantë dhe vlera potenciale e tij për tregjet e turizmit ndërkombëtar është shumë e lartë.

Shqipëria nuk është një destinacion turistik i lehtë për t’u kuptuar nga tregjet ndërkombëtare. Vendi ofron potenciale për dhjetra aktivitete të ndryshme turizmi në dhjetra destinacione. Në formë individuale, të gjitha janë interesante, por pak prej tyre janë të veçanta apo që ngjallin mjaft admirim në vetvete për të tërhequr turistë ndërkombëtarë. Eshtë kombinimi i saktë i aktiviteteve dhe destinacioneve brenda vendit ajo që ofron mundësitë më të mira për ndërtimin e një sektori të suksesshëm turizmi.

Për më shumë shfletoni dokumentin e mëposhtëm:

Politikat e turizmit

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al