mtkrs_logo_al

Politikat për Sportet

Politikat e qeverisë shqiptare në lidhje me sportin fokusohen në tre drejtime kryesore:

Zgjerimi dhe forcimi i kulturës sportive

Qeveria do të mbështetë zgjerimin dhe forcimin e kulturës sportive. Fokusi kryesor do të jetë realizimi i investimeve të reja dhe atyre rikonstruktuese në infrastrukturën sportive, veçanërisht të atyre në shërbim të shkollave dhe komuniteteve lokale.
Në partneritet me aktore të botës së sporteve, me institucione lokale, si dhe me aktorë të sektorit privat do të punohet për pasurimin e kalendarit të eventeve sportive dhe veçanërisht në promovimin e sporteve si pjesë e kulturës së jetesës.

Reformimi i institucioneve federative të sportit

Institucionet federative të sportit dhe klubet sportive do të reformohen për të siguruar një menaxhim efiçient dhe transparent të tyre që njëherësh të sigurojë stimulimin e cilësisë sportive.

Rritja e konkurrueshmërisë së sportit shqiptar

Qeveria do të siguroje mbështetje financiare në rritje për të mundësuar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz të sportit shqiptar në evente ndërkombëtare. Nëpërmjet programeve konkrete me financim të Qeverisë dhe me kontribute nga sektori privat do të investohet për të ndërtuar teren dhe mjedise sportive të standarteve bashkëkohore, si dhe do të sigurohen ekspertiza më e mire trajnuese për sportistet dhe ekipet cilësore.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al