mtkrs_logo_al

Politikat për Rininë

Politikat rinore të qeverisë shqiptare vënë në qendër të tyre hartimin e këtyre politikave ndërsektoriale, të gjithanshme dhe me vizione afatgjata. Këto politika bazohen në udhëzimet përkatëse të vendosura në “Programin botëror të veprimit për rininë nga viti 2002 e më tej” të Kombeve të Bashkuara dhe në “White Paper Policy” të Këshillit të Europës.

Bashkëpunimi me OJF-të rinore është një nevojë e domosdoshme për përmirësimin e rolit të tyre dhe për të arritur rezultate konkrete në fushën e rinisë.
Në tetor 2005, me fi llimin e mandatit të ri qeverisës, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj, i dha rëndësi të veçantë hartimit të një SKR-je dhe PKV-je në përputhje me:

  • Programin e qeverisë shqiptare, si dhe Paktin e Stabilitetit që ka një rëndësi të veçantë për reformat në të gjithë sektorët në vend;
  • Programet dhe projektet rinore të vendeve të Europës, duke u përqendruar në strategjitë parësore të zhvillimit, përshtatur sa më afër realitetit të rinisë shqiptare;
  • Detyrimet e dala nga Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, si dhe me rekomandimet dhe zhvillimet bashkëkohore të Forumit Rinor Europian;
  • Urdhrin e kryeministrit Nr.134, “Për përgatitjen e strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrim”.
Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al