mtkrs_logo_al

Politikat kulturore në fushën e librit dhe bibliotekave

Politika e ministrisë ka konsistuar në paraqitjen e kulturës sonë, nëpërmjet gjuhës dhe artit të shkruar, si një ndër tiparet themelore dhe gjithnjë e më shumë gjeneruese të imazhit të një Shqipërie evropiane, të një jete që krijon vlera estetike, sa kombëtare aq edhe universale. Qytetërimi evropian, brenda të cilit shqiptarët duan ta ndiejnë veten të çliruar nga çdo kompleks, është tërësia e qytetërimeve të popujve me identitet.

Vlerësimi dhe mbështetja jonë qëndron jo vetëm në mbështetjen e librit si sintezë e shpirtit të popullit, e kujtesës së tij kolektive por, së pari, e krijuesit të librit, si përbërës i elitës nëpërmjet njohjes më të thellë të fenomeneve të ndryshme letrare nëpërmjet takimeve përuruese, jubileve, me ribotime e stimuj të ndryshëm, gjë e cila ka promovuar kualitetete letrare dhe shkencore në përballje me sfidat e kohës në të cilën jeton dhe punon një shoqëri në zhvillim. Njohja e kulturave në rajon dhe më gjerë, veçanërisht i asaj të shkruar, në mënyrë sa më të ndërsjellë, është vlerësuar si pasuri e përbashkët që duhet të qarkullojë, ideuar dhe planifikuar nëpërmjet ekzekutivit të vendeve të rajonit e më gjerë, në përkrahjen e risive në fushën e letërsisë, rritjen e efektshmërisë së saj dhe vlerësimin e arritjeve elitare në të gjithë hapësirën kombëtare dhe mbarëkombëtare si dukuri përgjithësuese.
 

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al