mtkrs_logo_al

Plani i Veprimit për Rininë

Në mbështetje të Strategjisë Kombëtare te Rnisë 2007-2013 janë hartuar programe të cilat i japin përparësi:

  • Ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve të organizatave dhe strukturave rinore.
  • Rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje dhe në jetën publike.
  • Rritjes së pjesëmarrjes së të rinjve në luftën kundër korrupsionit.
  • Rritjes e bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar (rajon e më gjerë).
  • Informimit dhe integrimit të studentëve shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në botë.
  • Nxitjes dhe promovimit të vullnetarizmit rinor dhe roli i të rinjve në zhvillimin e vendit.
  • Edukimit qytetar të të rinjve.
  • Rritjes së mundësive për informacion dhe punësim të të rinjve.
  • Nxitjes dhe promovimit të biznesit rinor dhe krijimi i mundësive të vetëpunësimit.
  • Rritjes dhe formimit profesional të të rinjve.
  • Aftësimit si konsumatorë i të rinjve.
  • Krijimit të mundësive rekreative për të rinjtë në Shqipëri.
  • Përfshirjes dhe krijimit të mundësive për veprimtaritë rekreative për grupet e margjinalizuara të të rinjve (fëmijët që punojnë, të trafi kuar, romë, egjyptianë, të dhunuar, me probleme socio-ekonomike, jetimët etj.).
  • Edukimit dhe aksionit mjedisor të të rinjve.
  • Parandalimit dhe trajtimit nga abuzimi me drogat.
  • Ndërgjegjësimit, parandalimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës ndaj të miturve dhe të rinjve.
  • Uljen e kriminalitetit rinor.
  • Parandalimit të trafi kimit të të rinjve.
  • Sensibilizimit për çështjet e shëndetit riprodhues dhe të edukatës seksuale te të rinjtë.

Për një informacion më të plotë mbi planin e veprimit për rininë klikoni në linkun e mëposhtëm:

Plani i Kombëtar i Veprimit për Rininë 2007-2013

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al