mtkrs_logo_al

Plani i Veprimit

Ky seksion paraqet një plan për vendin për të avancuar sektorin e tij të turizmit dhe për të trajtuar sfidat kryesore të tij brenda kontekstit të strategjisë të prezantuar më lart dhe të strukturës së politikës, të kuadrit ligjor dhe atij institucional. Gjithashtu, ai shpreh përputhshmërinë e objektivave dhe veprimeve me Projekt Buxhetin Afatmesëm të MTKRS-së, sipas politikave dhe projekteve konkrete të paraqitura në PBA.
Në terma operative vendi është i gatshëm të lëvizë përpara me turizmin e sektorit të tij.

Vendi sot ka kapacitete për të pritur shumë më tepër turistë ndërkombëtarë me fjetje për një natë (overnight) se sa ka pritur deri më sot. Megjithëse vendi nuk është i gatshëm për një marketing agresiv ndaj tregjeve të gjera ndërkombëtare, ai është absolutisht i gatshëm për të pritur dhjetra turistë aventurash shtesë, turistë “pionierë”, të cilët do të donin të ishin fleksibël dhe “zemërbutë” në shkëmbim të të qënit ndërmjet të parëve për eksperiencën e një destinacioni të ri unik.

Sfidat e shumta me të cilat po përballet Shqipëria duhet të adresohen, por shumica nuk do të zgjidhen para se të fillojë promovimi i turizmit. Megjithkëtë, për shkak të natyrës së ndërvarur të sfidave të identifikuara, vendi duhet të fillojë punën menjëherë në një numër fushash, për t’u rritur në mënyrë efektive.
Elementët specifikë të Planit të Veprimit, prezantohen në prioritetet e nëntë fushave të ndryshme.

  • Ndërgjegjësimi dhe Marketingu
  • Zhvillimi i produktit
  • Investimet në zonat natyrore për të forcuar sektorin e turizmit
  • Investimet në kulturë për të forcuar sektorin e turizmit
  • Burimet njerëzore
  • Infrastruktura
  • Klima e biznesit
  • Rivlerësimi i eksperiencës së turistëve
  • Të dhënat dhe menaxhimi i informacionit

Për një informacion më të detajuar shfletoni dokumentin e mëposhtëm:

Plani i Veprimit për Strategjinë Sektoriale të Turizmit në Shqipëri

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al