mtkrs_logo_al

Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit

Në Tetor 2008, me VKM nr. 1317, datë 01.10.2008, për disa ndryshime në Vendimin nr 463, datë 05.07.2006 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar me VKM nr 577, datë 05.09.2007 “Për miratimin e Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”  hyri në fuqi Plani Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2008 - 2014, i cili përbën instrumentin bazë për planifikimin, vendosjen e prioriteteve dhe monitorimin e procesit të Integrimit Evropian të Shqipërisë.

Ky dokument strategjik, i hartuar nga Ministria e Integrimit, Ministritë e Linjës dhe Institucionet e tjera Qendrore, lejon koordinimin e të gjitha aktiviteteve që përfshihen në procesin e integrimit duke arritur të përmbledhë në një material të vetëm iniciativat dhe veprimtaritë e nevojshme për adresimin e këtyre angazhimeve.

Dokumentet strategjikë për hartimin dhe përditësimin e PKZMSA-së janë: Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit; Marrëveshja e Përkohshme; Raporti Vjetor i Komisionit Evropian për Shqipërinë, nëntor 2008; Partneriteti Evropian, nëntor 2007, si dhe Rekomandimet e evidentuara nga Takimet e Përbashkëta të Punës Shqipëri – BE.

Përditësimi i PKZMSA-së konsiston në përfshirjen dhe detajimin në iniciativa ligjore dhe aktivitete zbatuese të prioriteteve të adresuara nga Dokumenti i Partneritetit Evropian (2007) dhe Raporti Vjetor i KE-së (2008), me synimin për të realizuar monitorim më të mirë të procesit të zbatimit të angazhimeve nga ana e institucioneve përgjegjëse si dhe rritje të transparencës në lidhje me  ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

MTKRS është e angazhuar në këto Kapituj:

  • Kapitulli 1.2: Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve
  • Kapitulli 3.1.4: Lëvizja e lirë e mallrave kulturore
  • Kapitulli 3.6: Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale
  • Kapitulli 3.21: Turizmi

Për t'u njohur me kontributin e MTKRS për PKZMSA 2010 sipas kapitujve të mësipërm klikoni në linket e mëposhtme:

Kontributi i MTKRS për PKZMSA 2010 - Kapitulli 1.2: Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve

Kontributi i MTKRS për PKZMSA 2010 - Kapitulli 3.1.4: Lëvizja e lirë e mallrave kulturore

Kontributi i MTKRS për PKZMSA 2010 - Kapitulli 3.6: Të drejtat e pronësisë intelektuale dhe industriale

Kontributi i MTKRS për PKZMSA 2010 - Kapitulli 3.21: Turizmi

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al