mtkrs_logo_al 

Pavioni Shqiptar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia

news_im_bienale

“Common Ground” është tema e edicionit të 13’te të Ekspozitës Ndërkombëtar të Arkitekturës “La Biennale”, i cili u çel zyrtarisht në 27 Gusht në Venecia.

E konsoliduar tashmë si platforma më e plotë e prezantimit dhe diskutimit midis arkitekteve, kuratorëve apo kritikëve të arkitekturës në mbarë botën, evenimenti i këtij viti është bazuar në konceptin e ndërthurjes estetike –sociale të arkitekturës si disiplinë, duke hedhur pyetje mbi kuptimin e hapësirës së projektuar në kontekstin e realitetit social, ekonomik dhe politik. Qëllimi i këtij edicioni është shmangia e interpretimit spekulativ të subjektit të arkitekturës nga pikëpamja sociologjike, psikologjike apo artistike, dhe diskutimi mbi rolin specifik që arkitektura ka në ravijëzimin e Hapësirës së Përbashkët të një qyteti.

Pikërisht për këtë arsye, Venecia ndërton një skenë që asnjë qytet tjetër, nuk është në gjendje ta ofrojë- u shpreh arkitekti David Chipperfield, Kuratori i përgjithshëm Bienales. Sipas Chipperfield, edhe pse interesat, historitë dhe idetë tona janë të ndryshme, ne përsëri ndajmë faktin që jetojmë në një “Hapesire të Përbashkët”.

Ne kete edicion Shqiperia paraqitet me Pavionin “In Heritage”, te prezantuar ne ambientet e Palazzo Zorzi, ku jane edhe zyrat e UNESCO’s per Europen. Eshte pikerisht kjo institucion i rendesishem nderkombetar, i cili ne kuader te bashkepunimit me Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ofroi hapesiren e nevojshme per instalimin e pavionit shqiptar ne ambientet historike te ketij pallati.

Palazzo Zorzi - Venecia

Pallati daton ne shekullin XIV, dhe eshte projektuar nga arkitekti italian Mauro Codussi, rreth vitit 1480. Ndertimi i pallatit eshte bere mbi rrenoja themelesh dhe muresh te vjetra. Objekti ka nje oborr te brendshem mjaft interesant, te qarkuar nga kollona elegante te stilit korintik

Pavioni i Shqiperise i titulluar “In Heritage”, erdhi si rezultat i nje procesi te gjate te inicuar nga MTKRS gjate muajve pararendes te aktivitetit. Procesi u konceptua nepermjet nje konkursi te posaçem me teme “Rijetezimi funksional dhe estetik i ndertesave, ndërthurja se historise dhe tradites me tendencat bashkekohore ne arkitekture”, ku arkitekte, studio arkitekture, artiste apo studente sollen idete dhe konceptet e tyre mbi temen. Juria e konkursit shpalli 4 fitues, projektet e te cileve u paraqiten ne Pavionin shqiptar ne La Biennale.

Ne daten 27 Gusht, u mbajt ceremonia e hapjes se Pavionit Shqiptar, në te cilen ishin te pranishem personalitete botërore nga fusha e arkitekturës dhe kritikes, si dhe përfaqësues të shtypit. Evenimenti u hap nga Drejtoresha e përgjithshmme e UNESCO per Europen në Venecia, zonja Jolande Valle Nef, kurse nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ishte i pranishëm, zv/ ministëri Z. Abaz Hado. Prezantimi i pavionit u bë nga Kuratori, Arkitekt Ilir Voci.

Me nje pozicion gjeografik jo me shume se 700 km. nga Venecia, ne anen tjeter te Adriatikut, Shqiperia prezanton ne edicionin e Biennales, historine dhe trashegimine e saj ne arkitekture, perkrah larmise se kulturave dhe disiplinave nderkombetare, te grumbulluara ne kete ekspozite madheshtore ne Venecia. Nente shembuj te disa nga komplekseve me te rendesishme te trashegimise kulturore dhe arkitektonike shqiptare, prezantohen ne Pavionin Shqiptar nepermjet artit, arkitektures dhe urbanistikes, nga monumentet me antike deri tek ato me moderne.

Nje grup profesionistesh te brezave te ndryshem, jane bashkuar dhe kane kombinuar experiencen, idete dhe idealet e tyre ne kete projekt per te prezantuar vendin e tyre ne skenen boterore. Keta arkitekte dhe artiste te zellshem vleresojne me krenari faktin qe ata kane nje nga sfonded me te pasura historike si baze per te zhvilluar idete e tyre.  Ky eshte vendi i tyre, “Toka e Perbashket”, ku ata mund te ndertojne, jetojne, dhe ndajne idete me komunitetin e tyre. Ne menyra te ndryshme, keto projekte arrijne ne te njejtin qellim: te rivendosin lidhjet e humbura, dhe te krijojne marredhenie te reja me kulturen e vjeter dhe thesaret historike, duke i rigjalleruar keto struktura antike me qellim qe t’i perballojne kerkesat e koheve moderne.

Nepermjet ketij procesi krijues, ne e vleresojme dhe kuptojme vendin tone ne histori, te kaluaren, te tashmen dhe c’ka eshte me e rendesishme te ardhmen.  Qofte nje shtepi e thjeshte ose nje muze, nje keshtjelle apo nje qytet i tere, dashuria per ekzistencen tone eshte mbinjerezore.  Eshte kjo dashuri qe sjell nje vision madheshtor, dhe frymezim te thelle per t’i risjelle ne jete keto hapesira private dhe publike, ku njerezit mund te vazhdojne te jetojne dhe punojne, te dashurojne dhe aspirojne tani dhe ne brezat e ardhshem.  Ashtu si keto monumente kane ekzistuar dhe i kane sherbyer njerezimit per qindra vjet, ato do vazhdojne te jetojne dhe sherbejne brezave te sotem dhe te ardhshem me devocion te padiskutuar.  I tille duhet te jete edhe perkushtimi yne ndaj qyteteve tona, ndertesave te thjeshta edhe monumentale, keshtjellave edhe shtepive, ne pergjithesi gjithe historise tone. Vetem ne kete menyre ne mundet t’u mbijetoje ndryshimeve dramatike te kohrave, duke ju qendruar besnike vlerave, te shkuares dhe trashegimise tone.

Megjithate, qofte nje shtepi e thjeshte, apo nje muze kombetar, nje keshtjelle e gurte apo nje qytet, vlera e secilit ne historine shqiptare dhe boterore eshte e njejte, sepse cdo objekt prezanton nje pjese te jetes te nje individi ose nje komuniteti te tere, arritjet dhe idealet e tyre.  Eshte detyra e brezave te rinj te ringjalle keto monumente dhe ti zhvilloje ato perpara drejt botes se re.

Pavioni shqiptar ne Venecia eshte konceptuar ne trajtimin arkitektonik-historik te kater projekteve baze:
1. Restaurimi dhe rikonstruksioni i Villa Themistokli, Korçë, nga Ark, Edvana Vangjeli
dhe Ark. Ilir Voci
2. Revitalizimi i  Akropolit në Kalanë e Beratit, nga Ark. Eneida Seraj, Studio PROJECT&PEOPLE Ltd
3. Reliket e komunizmit, Concret mushroms
4. Rivitalizimi i oborit të brendshëm në Muzeun Historik Kombëtar nga studentët e  arkitekturës në Universitetin Teknik të Gracit, Marvi  Basha e Brion Basha

Për të plotësuar vizionin kuratorial, në lidhje me trashëgiminë, u përzgjodhën edhe pesë projekte :
1. Revitalizimi i kështjellës së Bashtovës
2. Restaurimi i qendrës historike të Shkodrës
3. Rikonstruksioni i tre shtëpive tradicionale në Gjirokastër, nga Ing. Lejla Hadziç, Ark. Gearda Demiraj, Ark. Kreshnik Merxhani, Ark. Helena Mamani, Dot. Federica Pompejani
4. Projekti i tuneleve të marinës, në Gjirin e Panormës
5. Projekti për Boulevardin e Tiranës nga Grimshaë Architects

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al