mtkrs_logo_al

Partnerët

Formulimi i politikave rinore vë theksin në qenien e këtyre politikave ndërsektoriale.

Në këtë kontekst  do të synohet  angazhimi për bashkëpunim i të gjithë aktorëve  që mbulojnë zhvillimin social, kulturor  dhe ekonomik  të rinisë shqiptare.

Drejtoria e Politikave Rinore  është një drejtori që koordinon politikat kombëtare për të rinjtë.

Për këtë ajo mban lidhje të vazhdueshme me institucione qeveritare e joqeveritare, në nivel qendror e lokal, me synim bashkërendimin e punës për vënien në jetë të Strategjisë Kombëtare të Rinisë.

Kuadri bashkëpunues me Institucionet e Pushtetit Qendror

Drejtoria e Politikave Rinore mban lidhje me ministritë e linjës dhe institucione të tjera qendrore të cilat hartojnë e zbatojnë polítika për të rinjtë si me:

  • Ministrinë e Arsimit dhe e Shkencës
  • Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
  • Ministrinë e Brendshme                                 
  • Ministrinë e Financës
  • Ministrinë e Drejtësisë
  • Ministrinë e Shëndetësisë
  • Ministrinë e Integrimit
  • Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
  • Ministrinë e Punëve të Jashtme
  • INSTAT
  • Avokati i Popullit       

Kuadri bashkëpunues me organet e pushtetit lokal

Drejtoria e Politikave Rinore krijon e mban lidhje të vazhdueshme me organet e qeverisjes lokale në prefektura e bashki.
Në çdo prefekturë ajo ka një koordinator për çështjet e rinisë i cili koordinon punën midis rrjeteve rinore të ngritura pranë çdo prefekture dhe Drejtorisë së Politikave Rinore në MTKRS .

Ajo zhvillon veprimtari të cilat synojnë ngritjen e kapaciteteve të personave që trajtojnë problemet rinore pranë këtyre organeve, si dhe shkëmben informacione të dhënash statistikore etj, me këto organe. 

Kuadri bashkëpunues me Organizatat Jo-Fitimprurese Rinore

Drejtoria e Politikave Rinore mban lidhje të ngushta me ojf-të rinore kombëtare dhe lokale duke i konsideruar si partnerë të rëndësishëm në procesin e hartimit, diskutimit e zbatimit të politikave të qeverisë për të rinjtë.

Ajo zhvillon programe e projekte nëpërmjet një bashkëpunimi me të gjitha organizatat rinore duke ju krijuar të rinjve mundësinë për të marrë pjesë sa më aktive në procesin e vendimarrjes.

Vlerësojmë ndihmën dhe angazhimin e organizatave rinore të mëposhtme, dhënë gjatë procesit të hartimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë dhe Planit të Veprimit 2007-2013,  si dhe ndihmën e tyre në promovimin dhe fuqizimin e të rinjve në jetën shoqërore si:

  • Rrjeti i Studentëve Shqiptarë ne Botë (AS@N
  • Këshilli Rinor Shqiptar
  • Parlamenti Rinor Shqiptar
  • Aksion Plus
  • Aleanca Gjinore për Zhvillim
  • Qendra  Shqiptare për të Drejtat e Fëmijëve
  • Shoqata Shqiptare e Kombeve te Bashkuara
  • SIFE-Albania
  • KRIIK - Albania 
     

Kuadri bashkëpunues me organizatat ndërkombëtare dhe donatorët që operojnë në fushën e rinisë

Drejtoria e Politikave Rinore mban lidhje të vazhdueshme me organizatatndërkombëtare dhe donatorët të cilët kanë në fokusin e tyre zhvillimin e mbrojtjen e të rinjve.

Drejtoria e Politikave Rinore i konsideron partnerë të rëndësishëm në hartimin e implementimin e programeve dhe nismave rinore, organizata dhe donatorë si :

  • UN –Coordinator
  • UNDP
  • UNICEF
  • UNFPA
  • ILO/IPEC
  • KE
  • BE
  • USAID
  • Komisioni Europian
  • British Council
  • UNOPS
  • IOM
  • Save the Children
  • Ambasada e SHBA
  • Ambasada Austriake
  • Ambasada Gjermane
  • Ambasada Italiane
  • Ambasada Greke , etj.
     

Pjesëmarja e Shqipërisë në Nisma Rajonale e Europiane  ku do të  përmendim:

  • Këshillin e Europës, Drejtoria e Rinisë dhe Sporteve
  • Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë
  • CEI (Central European Initiative) 
Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al