Parqet Arkeologjike
Parku Kombëtar Butrint
Rëndësia kombëtare e Butrintit u njoh dhe u konfirmua me regjistrimin e tij në listën e pasurive botërore të UNESCO-s nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në 1992-shin. Regjistrimi i Butrintit në UNESCO u bë në bazë të kritereve kulturore (iii) “që është një dëshmi unikale dhe e jashtëzakonshme të një qytetërimi dhe tradite kulturore të zhdukur”.
lexo te plote
Parku Arkeologjik Apolloni
Apollonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apollonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon
lexo te plote
Parku Arkeologjik Bylis
I themeluar ne vitet e para te shek.IV.p.e.s... Bylisi është përfaqësuesi më i denjë i qytetërimit ilir. Qyteti antik i Bylisit ndodhet në krahun e djathtë të rrugës nacionale Ballsh-Tepelenë, vetëm 35 km nga Fieri, 10 km nga Ballshi dhe 1,5 km nga qendra e fshatit Hekal
lexo te plote
Parku Arkeologjik Orikum
Ndodhet në të djathtë të rrugës kombëtare Vlorë-Sarandë, 42 km në jug të Apollonisë. Germadhat e qytetit antik të Orikut (Pashalimani i sotëm), gjenden në pjesën më jugore të gjirit të Vlorës në një skelë të futur brenda bregut mbi kodrën që mban emrin Paleokastër, e lartë 20 m mbi nivelin e detit
lexo te plote
Parku Arkeologjik Amantia
Parku Arkeologjik Amantia ndodhet në majën e kodrës së fshatit Ploçë, 34 km nga qyteti bregdetar i Vlorës. Rruga për në parkun Arkeologjik Amantia përshkon luginën e lumit Shushicë si dhe fshatra të kësaj krahine nëpërmjet itenerarit Vlorë-Qishëbardhë -Drashovicë-Kotë-Vajzë-Ploçë. Sipërfaqia brenda mureve rrethues eshte 15 ha
lexo te plote
Parku Arkeologjik Shkodër
Parku Arkeologjik Shkodër, i shpallur si i tillë në vitin 2005, ka një sip. prej rreth 70 ha. Kalaja “Rozafa”, me nje sip. prej 3.6 ha dhe nje perimeter muresh rrethues prej 881 m, është objekti më i rëndësishëm i Parkut
lexo te plote