
Nga data 29-31 maj 2012, u zhvillua në qytetin e Lushnjës edicioni i 6 – të i Festivalit Folklorik Tipologjik Ndërkombëtar të Valles Burimore. Në Festival morrën pjesë 6 grupe nga Shqipëria, nga qytetet, Vlorë, Shkodër, Kukës, Lezhë, Tropojë,etj si dhe 6 grupe nga Kosova, Mali i Zi, Greqia dhe Turqia. Festivali ishte konceptuar jo vetëm si bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, por edhe si veprimtari multikulturore në ndihmë të turizmin kulturor, vlerësimit të historisë dhe të figurave të folklorit shqiptar.
Në mbyllje, Juria e festivalit e përbërë nga: Prof.Asoc. Kozeta Bakiu (koreografe), Genc Kastrati (koregraf) dhe Klodian Qafoku – muzikolog, ndoqi me kujdes gjithë performancën dhe dhe vlerësoi me profesionalizëm interpretimin e valleve të bukura lirike, epike, kërcime të traditës dhe rituale të dasmës, shoqërime orkestrale e veshje origjinale duke përcaktuar këto çmime:
Çmimi i parë – Qarku i Fierit (grupi i Fier - Sheganit),
Çmimi i dytë – Grupi i Tiranës (Qendra Kulturore e Bashkisë)
Çmimi i tretë – Grupi i Valleve të Shestanit ( i shqiptarëve në Mal të Zi) dhe grupi qarkut të Lezhës (përfaqësuar nga Q.Kult. Lezhë)
Çmim Special: Grupi i nacionalitetit turk të Prizrenit
Me çmime të tjera:
Çmimi i Karrierës - Shefqet Dervishi – Krrabë dhe Sako Murati - Fier
Valltari më i mirë – Shemsedin Sejhati – Prizren
Valltarja më e mirë – Blerta Shala – Tropojë