Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit, informon opinionin publik dhe të gjithë subjektet tregëtare përdorues të pronësisë intelektule (të drejtës së autorit dhe të drejtat e tjera që lidhen me të) si bare, restorante, klube, kafe etj se në treg operon në mënyrë të paligjshme, pa asnjë lloj tagri dhe në kundërshtim me nenet 106 – 116 të ligjit nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, subjekti “Sig - Ship” sh.p.k. Ky subjekt paraqitet para përdoruesve të ndryshëm të pronësisë intelektuale, (bare, kafe, restorante hotele etj) kryesisht atyre të muzikës, dhe kërkon një tarifë të caktuar për të legjitimuar përdorimin e produktit intelektual nga këto subjekte tregtare.
Nga ana jonë janë marrë në mënyrë të përsëritur masat administrative të parashikuara në nenin 130 duke e ndëshkuar “Sig - Ship” sh.p.k. disa here radhazi me gjobë maksimale 850 000 lekë, duke shkuar kështu në mbi 10.000.000 lekë vlera e gjobave të vendosura mbi këtë subjekt.
Gjithashtu kemi bërë me dije ne menyre te vazhdueshme institucionet përgjegjëse të shtetit për të filluar procedimin penal ndaj këtij subjekti që me veprimtarinë e tij të paligjshme ka përmbushur figurën penale të mashtrimit dhe vjedhjes me anë të mashtrimit.
Fatkeqësisht, harta e mashtrimit të këtij subjekti është shtrirë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ky subjekt vazhdon të përfitojë në mënyrë të paligjshme, nëpërmjet mashtrimit shuma të konsiderueshme duke shkaktuar “viktima” dhe pakënaqësi në tregun e përdoruesve të pronësisë intelektuale, si dhe duke shkaktuar një kaos dhe konfuzion nëpër subjektet tregëtare të cilët nuk dallojnë dot në këtë mënyrë subjektet e ligjshme, të licensuara nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nga ky subjekt i cili në mënyrë të paligjshme ushtron këtë aktivitet.
Në këto kushte gjejmë të domosdoshme t’i drejtohemi opinionit publik dhe të gjithë subjekteve tregëtarë, të cilët në aktivitetin e tyre përdorin në mnyrë direkte apo indirekte pronësi artistike, më së shumti muzikë, të jenë të vëmendshëm dhe të mos pranojnë të paguajnë tek subjekti SIG-SHIP sh.p.k për t`u autorizuar për përdorimin e muzikës në ambjentet e tyre tregëtare, pasi “Sig - Ship” sh.p.k, nuk ka asnjë tagër ligjor për të operuar në këtë fushë dhe të ofrojë apo premtojë shërbime, autorizime apo gjithçka tjetër që ka lidhje me të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të.
Gjithashtu Ju bëjmë me dije se cdo pagesë që ato do të bëjnë tek ky subjekt, do të konsiderohet e humbur, pasi nuk mund të njihet nga ZSHDA si pagesë për të drejtën e autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të ne baze te ligjit material.
Subjektet e licensuara nga MTKRS, të cilat operojnë në mënyrë të ligjshme në fushën e administrimit kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të në Republikën e Shqipërisë, dhe tek të cilat subjektet tregëtare janë të detyruara të drejtohen për t`u pajisur me autorizime janë:
ALBAUTOR (për autorët e muzikës)
FMAA (për autorët e audiovizualit/regji dhe skenar)
AKDIE (për artistët interpretues/ekzekutues të muzikës dhe audiovizualit)
Kontaktet e tyre do ti gjeni në faqen zyrtare të ZSHDA-së: www.zshda.gov.al