mtkrs_logo_al 

Nënshkruhet në parim Kontrata Kolektive e punës MTKRS-SPASH

news_im_kontrata-kolektive-e-punes

U nënshkrua në parim Kontrata Kolektive e Punës midis Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Sindikatës së Pavarur të Artistëve.

Kontrata kolektive do të rregullojë marrëdhëniet e punës midis punëdhënësve dhe punëmarrësve në fushën e artit dhe të kulturës, në përputhje me Kodin e Punës dhe me Ligjin 10352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”.

Është hera e tretë që kjo kontratë nënshkruhet midis MTKRS dhe SPASH. Për herë të parë, Kontrata Kolektive e Punës e Sindikatës së Pavarur të Artistëve të Shqipërisë është firmosur  nga ish Ministri Z. Bujar Leskaj, për  një afat 3 vjecar dhe më pas marrëdhënia kontraktuale është rinovuar po me të njëjtin afat nga ish Ministri Z.Ardjan Turku. Kohëzgjatja e kontratës së nënshkruar sot do të zgjasë për një periudhë 5 vjeçare.

Përsa i përket interesimit të medias për çështjen e Statusit të Artistit, Zv/ministri i TKRS-së pas firmosjes së kontratës Z. Abaz Hado tha se Ministria e Kulturës ndjek me kujdes të gjitha problemet që kanë të bëjnë me artistët, përfshi këtu dhe çështjen e Statusit së Artistit, problem që do të marrë shumë shpejt zgjidhje. 

 

 

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al