mtkrs_logo_al 

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet MTKRS dhe Administratës Kombëtare të Turizmit të RP të Kinës

newws_im_nenshkrimi-i-memorandumi

U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Administratës Kombëtare  të Turizmit të Republikës Popullore të Kinës për lehtësimin e  procedurave të hyrjes se grupeve të udhëtimit të turistëve kinezë në Shqipëri.

Ky Memorandum ka si qëllim të nxisë  organizimin  e biznesit të udhëtimeve jashtë vendit të shtetasve kinezë  në Shqipëri, kryesisht të atyre që janë të organizuar  në grupe  turistike.

Ministri i TKRS-së, Z. Aldo Bumçi tha ndër të tjera se nënshkrimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi do të lehtësojë procedurat e dhënies  së vizave  dhe të udhëtimit të grupeve turistike kineze për në Shqipëri.

Ministri falënderoi  Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës e cila për të promovuar  turizmin shqiptar, ka marrë përsipër dhe përkthimin e  materialeve promovuese turistike.  Në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, tha Z.Bumçi do të organizohet në Kinë java kulturore shqiptare ku do të prezantohet edhe një ekspozitë turistike nga Shqipëria.Uroj që zyrtarizimi i këtij memorandumi të promovojë më tej dhe të zgjerojë bashkëpunimin midis dy vendeve me një lidhje shpirtërore dhe historike, tha në fund të fjalës së tij Z.Bumçi.

Ndërsa Ambasadori i RP të Kinës Z. Ye Hao vlerësoi potencialet turistike të Shqipërisë, miqësinë, mundësinë e zhvillimit të SME-ve në Shqipëri, bashkëpunimin kulturor, etj. Ai  bëri me dije se në faqen zyrtare të Ambasadës Kineze ka një hapësirë promovuese për turizmin shqiptar. Z. Hao shprehu gadishmërinë për të shtuar dhe nxitur më tej bashkëpunimin kulturor dhe shpirtëror si dhe nxitjen e investimeve kineze në Shqipëri. Gjithashtu ai tha se Kina është një ndër vendet e para në botë, me  rreth 70 milionë turistë që dalin jashtë vendit.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al