Harton, programon dhe zhvillon politikat kombëtare në katër fusha. Përkatësisht, të turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve, integrimin kulturor në familjen evropiane dhe botërore, në përputhje me programin e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.
Harton dhe koordinon politikat në fushën e turizmit, nëpërmjet investimeve publike në zhvillimin e infrastrukturës, nxitjes së investimeve private, monitorimit të këtij zhvillimi, edukimit në turizëm, mbrojtjes dhe zhvillimit të potencialeve natyrore, në shërbim të turizmit, si dhe promovimit te vendit si destinacion turistik.
Harton politikat mbrojtëse dhe promovuese për Kulturen Kombetare (trashëgiminë kulturore), si dhe krijon hapësirat e nevojshme për ruajtjen e kultivimin e kulturës së shkruar, për krijimtarinë artistike në përgjithësi, si dhe për rininë dhe sportet.
Harton projektligje dhe propozon ndryshime në to për fushat që mbulon, për sistemin e institucioneve në varësi të saj, si dhe ndjek zbatimin e tyre me synim reformimin e vazhdueshëm të strukturave, në funksion të përsosjes së administrimit të fondeve publike, që i akordohen këtij institucioni dhe sistemit në vartësi.
Bashkëpunon me shoqata joqeveritare në fushat e turizmit, kulturës, artit, rinisë dhe sporteve. Në funksion të përmbushjes së misionit, mbështet financiarisht subjekte fizikë dhe juridikë, për organizimin e aktiviteteve kulturore, artistike, për rininë dhe sportin, jep ndihmë në koordinimin e aktiviteteve dhe programeve ndermjet subjekteve që zhvillojnë veprimtari në këto fusha, brenda Shqipërisë dhe jashtë saj, nxit dhe afron mbështetje për shkëmbime kulturore e sportive me institucione të huaja, shtete dhe subjekte të ndryshme.
Menaxhon buxhetin e caktuar vjetor, në funksion të misionit, gjithnjë me qëllim administrimin sa më të mirë dhe sa më transparent të fondeve publike, krijimin e nje mjedisi të shëndetshëm për të gjitha komunitetet artistike, kulturore, rinore dhe sportive, për ushtrimin e veprimtarive individuale dhe kolektive, të veçanta apo periodike, që të gjitha së bashku të jenë në ndihmë të lartësimit të imazhit të Shqipërisë, integrimit sa më te shpejtë në Europë dhe rritjen e cilësisë së jetesës prej burimeve të artit, kulturës dhe aktiviteteve sportive.
Udhëheq, programon dhe mbështet aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare, me qëllim identifikimin dhe zhvillimin e tendencave kulturore, artistike, rinore dhe sportive brenda vendit, si dhe përfshirjen dhe ballafaqimin e vlerave më të mira kombëtare me ato rajonale, si ato të trashëguara dhe ato bashkëkohore.