Titullari i Ministrise eshte Ministri, i cili eshte drejtues politik dhe përfaqësues juridik i saj. Si anetar i Qeverise, siguron realizimin e programit të qeverisë dhe pergjigjet para saj, per gjithe aktivitetin e ministrise ne perputhje me misionin e saj.
Ministri ka për detyrë të përgjigjet përpara Parlamentit dhe publikut për politikat, vendimet dhe veprimet e administratës së tij dhe institucioneve të tjera në varësi të tij;
Ministri nuk duhet të përdorë burimet e ministrisë së tij për qëllime partiake. Ai duhet të garantojë paanësinë politike të shërbimit civil, midis të tjerash duke mos iu imponuar nëpunësve civilë në varësi të tij që të veprojnë në kundërshtim me kërkesat e ligjit për Statusin e Nëpunësit Civil.
Ministri ushtron veprimtarine e tij konform ligjeve ne fuqi dhe vendimeve te Qeverise.
Ministri per kryerjen e funksioneve te tij, nxjerr urdhera, rregullore e udhezime ne baze te ligjeve dhe per zbatimin e tyre, si dhe te vendimeve dhe te urdheresave te Qeverise.
Ministri shfuqizon urdherat dhe udhezimet e paligjshme ose te parregullta te vartesise se tij.
Ministri drejton punen e zevendesave te tij dhe drejtuesve kryesor te Ministrise.
Ministri vendos për:
Rregulloren e brendshme te Ministrise.
Per projekt-strukturen dhe organiken e Ministrise qe do ti paraqitet per miratim Qeverise, si dhe per strukturat e institucioneve te varesise.
Per emerimin e drejtuesve ne qender e rrethe qe jane emertese e tij dhe punonjesve te Ministrise jo nepunes civil.
Per pagat e punonjesve te ministrise ne baze te tabelave te pagave te miratuara nga Keshilli i Ministrave.
Ministri emëron anëtarët e Këshillave Drejtuese apo dhe bordeve të institucioneve, të Komisioneve të ndryshme, të Komiteteve të ndryshme, të institucioneve në varesi te tij.
Ministri emëron dhe ngarkon drejtuesit e grupeve të punës për hartimin e ligjeve, akteve nënligjore, rregulloreve për fusha, gjini dhe institucione të ndryshme të sistemit të M.T.K.R.S-së. Përbërja, kohëzgjatja dhe përgjegjësia e posaçme e çdo anëtari të grupit përcaktohen nga urdhëri për krijimin e grupit që miratohet nga Ministri. Drejtuesi i grupit raporton para Ministrit. Krijimi dhe informacioni mbi këto grupe duhet t`u bëhet i njohur Departamentit të Administratës Publike dhe Këshillit të Ministrave.
Ministri krijon organe këshillimore për probleme afatgjata ose afatshkurtëra.
Ministri emëron këshilltarë të jashtëm për çështje dhe fusha të ndryshme brenda kuadrit të turizmit, kulturës, rinisë dhe sporteve.
Ministri shkarkon dhe emëron Drejtorin e Kabinetit, tre këshilltarët e Kabinetit të Ministrit dhe sekretaren e Kabinetit.
Ministri miraton:
Ministri miraton statute dhe rregullore të M.T.K.R.S-së dhe të institucioneve në varësi.
Ministri mund t`ia delegojë autoritetin e tij funksionarëve politikë dhe nëpunësve të lartë civilë që kryejnë funksione të ndryshme në M.T.K.R.S.
Ministri miraton propozimet për instancat më të larta për dekorime dhe tituj në fushat e kulturës, artit, rinisë dhe sporteve, sipas procedurave të posaçme, si dhe propozimet për nivelet e pagave për përfituesit.
Ministri miraton planet prioritare, vjetore dhe kalendarët e aktiviteteve, ndarjen e administrimit të buxhetit, planin e investimeve, planet e punës së këshillave dhe komisioneve që ngarkohen nga Ministri, për të kryer aktivitete për llogari të M.T.K.R.S.-së.
Ministri miraton urdhërin për shpërndarjen e të ardhurave nga Fondi Kombëtar i Zhvillimit të Sporteve.