mtkrs_logo_al

Ministri viziton Trajnierin e Kombëtares në spital

05 Tetor 2010

news_image_ministri_kuzhe

Sot më 05/10/2010 Ministri Xhaferaj vizitoi Trajnierin e Kombëtares shqiptare të futbollit Josif Kuzhe i cili i është nënshtruar një ekzaminimi të hollësishëm, për të parë nëse e ka kaluar gjëndjen e rrezikut apo jo.

Mjeku amerikan Çarls Park, pas skanerit të kryer, ka lënë pak shanse për një gjë të tillë. Përsa i përket të ardhmes është shumë e vështirë që ai të mund të drejtojë më një ekip futbolli. Në një deklaratë për shtyp pasi vizitoi Trajnierin e Kombëtares Ministri u shpreh se Kuzhe është plotësisht në gjëndje që të japë të gjitha direktivat e nevojshme ekipit për ndeshjen e së premtes dhe pa  qenë i pranishëm në pankinë. Ai u shpreh se ky është një moment shumë strategjik ku ekipi kombëtares duhet të tregojë aftësitë e një loje emocionuese. Kjo ndeshje cilësoi ai është mjaft e vështirë pasi dhe ekipi boshnjak është mjaft i përgatitur.

Ai e mbylli duke i uruar ekipit të kombëtares fat.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al