
Në datat 26 dhe 27 janar 2011 Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë për të takuar me homologun e tij kosovar, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Memli Krasniqi, për të koordinuar dhe bashkërenduar veprimtaritë për shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si dhe bashkëpunimin e rregullt mes dy ministrive. Ishte pikërisht ky përvjetor i madh historik i cili fokusi dhe diskutimet midis dy ministrave në takimin që u zhvillua m idis dy ministrave, në mjediset e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës. Ministri Bumçi realizoi vizitën e parë zyrtare në Kosovë, ku përveç takimit me Ministrin Krasniqi, pati takime dhe me Ministrin e Diasporës të Republikës së Kosovës Z. Ibrahim Makolli dhe Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Z. Jakup Krasniqi.
Në konferencën për shtyp, pas takimit, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Z. Aldo Bumci i bëri me dije gazetarëve të pranishëm në këtë konferencë se vizita e tij synoi bashkëndarjen e mendimeve me homogun e tij kosovar si dhe për të bashkërenduar veprimtaritë të cilat do të synojnë nderimin e ngjatjeve dhe vendeve të memorjes kombëtare dhe që kanë shëniar kthesat në histrinë shumëvjecare të popullit shqiptar, duke filluar q ëme kryengritjet e viteteve 1910 – 1912 e dri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës. Veprimtaritë do të synojnë sjellejn e shqipërisë së atyre viteve në mëmorjen shqiptarë sot që gëzojn ë këtë liri dhe demokraci, fryt i përpjekjeve njëshekullore të shqiptarëv e kë dë dy natë e kufirit. Ministri Buci dhe Ministri Krasniqi bashkëndanë mendimin se është synim i të dy ministrive të koordinojnë veprimtaritë për evokimin e ngjarjeve dhe vendeve me rëndësi histrike . Kjo do të arrihet me një bashkëpunim sa më të mirë, në mënyrë që shënimi i 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë të bëhet në mënyrë sa më dinjitoze dhe i shtrirë në gjithë hapësirat ku ka shqiptarë. Propozimeve dhe sugjerimeve të Ministrit Bumci ministri Krasniqi, iu përgjigj pozitivisht duke ofruar bashkëpunimin e rregullt që kanë, që duhet thelluar në të ardhmen, në mes të dy ministrive. “Kosova padyshim që do të ketë kontributin dhe rolin e vet në shënimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Të dy ministrat u pajtuam me mendimin se që gjatë gjithë këtij viti do të ketë një koordinim të angazhimeve duke ndihmuar edhe bashkëpunimin institucional mes institucioneve tona vartëse të kulturës, por gjithsesi duke mëtuar që kjo festë të mos jetë një festë që do të ndahet në dy kryeqendra, por një festë gjithëkombëtare që do të shtrihet në qytete tjera të Shqipërisë, Kosovës dhe qytete tjera në viset e banuara me shqiptarë.
Ministri Krasniqi e siguroi Ministrin Bumci se Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e veta në çfarëdo aspekti që ia jep plani për shënimin e këtij përvjetori.
Sic vuri në dukje Ministri Bumci duke cituar dhe Kreyministrin Berisha, dy qeveritë tashmë janë në koordinim të gjitha aktiviteteve. Festa do të fillojë shpejt dhe do të ketë një kalendar me aktivitete që do të zhvillohen gjithandej në hapësirën shqiptare. Ministri Bumçi e siguroi Ministrin Krasniqi se Qeveria shqiptare do të nxjerrë një fond të veçantë që do të garantojë festimet madhështore për nder të këtij 100 vjetori. Nga ana e tij Minisri Krasniqi konfirmoi se dhe Qeveria e Kosovës do të marrë përgjegjësinë për të ndarë fonde dhe do të mbështese edhe institucione tjera në përgatitjen dhe implementimin e projekteve.
Ministri Bumçi i dorëzoi një draft veprimtarish të propozuara nga ana e ministrisë që ai drejton, dhe ranë dakord që, pas konsultimesh në nivel ekspertësh, nga muaji shkurt të kemi një konkretizim të kalendarit të ngjarjeve për të shënuar 100 vjetorin e pavarësisë.
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, z. Aldo Bumçi, nënvizoi faktin se një shënim i 100 vjetorit do të bëhet bashkërisht gjë të cilën e vërteton dhe simbolika që logoja e 100 vjetorit është dizajnuar nga një artist nga Kosova. Po kështu dhe përfaqësuesja e shqipërisë në festivalin eutropian të këngës do të jetë nga këngëtarja kosovare Rona Myshliu. Ai shprehu falënderime për ministrin Krasniqi për gatishmërinë e plotë që aktivitetet të jenë të organizuara në mënyrën më të mirë. “Ky është një vit i rëndësishëm, ku ne duhet të kujtojmë ngjarje dhe personalitete. Kosova ka shkruar vitet më të lavdishme në historinë tonë kombëtare. Kontributi që kanë dhënë shqiptarët e Kosovës i ka hapur rrugë pavarësisë së Shqipërisë. Prishtina krahas Tiranës apo Vlorës, do të jetë një nga qytetet kryesore ku do të mbahen këto manifestime”, tha ai.
Gjatë konferencës për shtyp, përveç detajeve të organizimit dhe koordinimit, ministrat Krasniqi e Bumçi u pyetën nga gazetarët edhe rreth idesë për formimin e një lige të përbashkët të futbollit mes Kosovës dhe Shqipërisë, kërkesë e cila ditë më parë u refuzua nga FIFA. Ministri Krasniqi tha se përkrah plotësisht këtë ide, por shtoi se praktikisht dhe legalisht mundësitë nuk ekzistojnë për momentin, duke shfaqur kështu shpresën se në një të ardhme të afërt do të ketë hapa pozitivë në këtë drejtim. Edhe ministri Bumçi u shpreh pro kësaj ideje, por përmendi pamundësitë legale që kjo të ndodhë tani për tani. Ai shtoi se në këto rrethana duhet të shtohen aktivitetet sportive mes klubeve nga Kosova e Shqipëria.
Në takimin mes ministrave është diskutuar edhe për futjen e Eposit të Kreshnikëve nën mbrojtje të UNESCO-s si trashëgimi botërore. Ministrat u pajtuan që procesi, ashtu siç edhe është nisur bashkërisht, të ketë edhe një vazhdimësi dhe përfundim të njëjtë.
Po kështu u ra dakord në parim që të kujtohet me madhështi Lidhja shqiptare e Prizrenit, Kuvendi i Junikut e të tjera të cilat do të finalizohen në kalendarin e përbashkët të veprimtarive në fillim të muajit shkurt 2012.
Gjatë takimit të tij me Ministrin e Diasporës të Republikës së Kosovës, Zotin Ibrahim Makolli, Ministri nënvizoi domosdoshmërinë e përpjekjeve të përbashkëta për ngritjen e qendrave të kulturës në vendet ku ka numër të madh shqiptarësh si nga Shqipëria ashtu dhe Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi. Ministri i ofroi mbështetjen Ministrit Makolli në nismën e tyre për ngritje e qendrave në Stamboll, Neë York, Paris apo Zvicër në mënyrë që të mund të lehtësohet dhe barra financiare e funksionimit të këtyre qendrave. Kjo nismë është në vijim të vendimit që qeveria shqiptare ka ndërmarrë për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në ato vende ku ajo nuk është njohur akoma dhe nuk ka përfaqësi diplomatike.
Po kështu ata ranë dakord që në kuadër të festimeve të kujtohet dhe 100 vjetori i Shoqatës VATRA në SHB, kontributi i së cilës ka qenë i çmuar gjatë përpjekjeve të atdhetarëve shqiptarë për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Në takimin e tij me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Zotin Jakup Krasniqi, Ministri Bumci e informoi Zotin Krasniqi për qëllimin e vizitës së tij në Prishtinë dhe gatishmërinë e Ministrit Memli Krasniqi për bashkërendimin e veprimtarive në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Zoti Krasiniqi e falënderoi Ministrin Bumçi për këtë vizitë dhe qëllimin e saj, e cila do të përshpejtojë aktivitetet që do të organizohen në dy anët e kufirit, të cilat do të realizohen në kushtet e reja të lirisë dhe demokracisë që gëzojmë sot, pas 100 vjet përpjekje.