mtkrs_logo_al

Ministri Bumçi takon një përfaqësi të turoperatorëve polakë

slide_im_takimi-me-polaket

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi prit sot një përfaqësi të operatorëve turistikë dhe mediave polake të cilët ishin në Shqipëri me rastin e Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Turizmit Polak, që kishte për qëllim prezantimin e  mundësive turistike më të mira në Shqipëri, në kuadër të Turizmit Rajonal, për tregun turistik Polak.

Ministri Bumçi  e konsideroi Ngjarje Historike për vendin tonë organizimin për herë të parë të Mbledhjes së Asamblesë së  Përgjithshme të Dhomës së Turizmit Polak më një përfaqësi prej 180 turoperatorësh. Duke marrë parasysh që Polonia është një shtet me 40 milionë banorë, atëherë është një treg i mirë turistik për Europën. Gjithashtu Ministri Bumçi e cilësoi takim të rëndësishëm sepse ndryshoi perceptimin e tyre për Shqipërinë pasi e njohën nga afër turizmin dhe trashëgiminë e pasur kulturore, mikpritjen dhe traditat shqiptare etj.

Ndërsa Kryetari i Dhomës së Turizmit Polak, Z. Ian Korsak ( shqip.Korshak) pasi vlerësoi për atmosferën miqësore që gjeti në Shqipëri si dhe organizimin perfekt nga ana e MTKRS dhe UOTSH-it,  tha se Polakët e duan shumë turizmin ranor dhe u shpreh i bindur se plazhet shqiptare do të mbushen me turistë nga vendi i tij sepse janë të mrekullueshëm dhe shtoi gjithashtu se pas kësaj do të ketë interes të biznesit polak për të investuar në Shqipëri pasi ekziston një klimë e favorshme.

Z.Korsak theksoi se nga përvoja me vende të tjera të botës, ku është organizuar një Asamble e niveleve të tilla ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të turistëvë polakë.

Gjithashtu Përfaqësuesit polakë u shprehën se ngelën të mbrekulluar nga bukuritë natyrore dhe trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë, nga jugu në veri dhe morrën si shembull luginën e Valbonës e cila sipas tyre ka bukuri të pakrahasueshme. Gjithashtu turoperatorët polakë përsëritën nevojën e shtimit të njësive akomoduese në bregdet.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al