Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Aldo Bumçi i shpreh ngushëllimet familjes së poetit Ali Podrimja për ndarjen në mënyrë tragjike nga jeta të këtij poeti të madh.
“Hidhërim i thellë për ndarjen tragjike nga jeta të poetit të madh Ali Podrimja. Është humbje e madhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë.
Ali Podrimja i përket një brezi të ndritur shkrimtarësh dhe poetësh që jetën dhe veprën e tyre ia përkushtuan lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Dhe në këtë plejadë të shkëlqyer shkrimtarësh dhe artistësh veçohet poezia e Podrimjes, ndriçon arti i tij i rrallë poetik, vetëdija kombëtare prej rilindasi. Vepra e poetit Ali Podrimja është dhe do të jetë emblemë e shqiptarisë dhe për poetët e sotëm dhe të ardhshëm, model i një arti të lartë, i nje poezie të ndershme.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.
U prehtë në paqe shqiprti i tij!”