
U mblodh në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nën drejtimin e zv/Ministrit Z. Dashnor Bajaziti në cilësinë e Kryetarit, mbledhja e Komisionit Kombëtar Antidoping, lidhur me realizimin e programit të Komisionit Kombëtar Antidoping (strukturës përgjegjëse të Kontrollit Mjekësor dhe Antidoping).
Në takim u diskutua mbi realizimin e analizave të Kontrollit Antidoping të bëra gjatë periudhës shtator 2011- prill 2012 ku struktura përgjegjëse e Kontrollit Mjekësor dhe Antidoping pranë Agjensisë së Shërbimit të Sportit informoi Komisionin mbi 48 analizat e realizuara gjatë kësaj periudhe të cilat u shpërndanë 10 jashtë gare dhe 38 brenda gare.
Këto analiza kanë qenë të planifikuara në programin vjetor të Komisionit të Kombëtar Antidoping.
Në këtë takim të rradhës të Komisionit u ra dakord për organizimin e një seminari brenda muajit maj me temë “Lufta kundër dopingut dhe vdekjet e papritura në sport”. Ky seminar do të organizohet nga MTKRS, Agjensia e Shërbimit të Sportit dhe Komiteti Olimpik Shqiptar.