mtkrs_logo_al

Mblidhet Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport

Në datën 6 dhjetor 2011, në MTKRS u mblodh Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport. Në komision u diskutua situata e krijuar në fushën sportive të Lacit, në ndeshjen e futbollit Laci –Kastrioti.

Gjithashtu u diskutua për rastet e tjera të fenomenit të dhunës në sport. Komisioni vendosi ti rekomandojë institucioneve përgjegjëse dhe federatave sportive:

1. Ashpërsimin e Kuadrit Ligjor ndaj dhunës në sport.

2. FSHF-së dhe Komisioneve Disiplinore të saj, i rekomandohet të analizojë në mënyrë urgjente, me përgjegjësi e seriozitet rastin e dhunës, e të dale me ndëshkime konkrete.

3. Forcat e Rendit të gjejnë çdo formë për të parandaluar aktet e dhunës në mjediset sportive.

4.  Organet kompetente të evidentojnë dhe të vënë para përgjegjësisë Ligjore frymëzuesit dhe shkaktarët e dhunës.

5. Të përmiresohet infrastruktura dhe të garantohen kushtet e sigurisë për zhvillimin normal të një aktiviteti sportiv, në veçanti në stadiumet dhe fushat  e futbollit.

6. Një detyrë e rëndësishme i sugjerohet edhe mediave për sensibilizmim mediatik dhe edukativ që duhet të zhvillojnë lidhur me parandalimin e dhunës në sport.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al