U zhvillua mbledhja e Bordit të Parqeve Arkeologjike nën drejtimin e Ministres në detyrë të MTKRS Znj. Suzana Turku.
Në të u miratuan marrëveshjet vjetore të Parqeve Arkeologjike të Apollonisë, Shkodrës, Lezhës, Bylisit, Antigonesë, Amantia, Orikum.
Këto marrëveshje përcaktojnë rrugën që do të ndiqet për rëalizimin e projekteve arkeologjike, bashkëpunimet me Ministrinë e Mjedisit, fushatave të promovimit të secilit park si dhe cështje të bashkëpunimit me njësitë e qeverisjes vendore dhe komunitetit. Një moment i vecantë ju kushtua masave të marra për sezonin turistik si dhe vijimit të punës me intensitet për promovimin e këtyre destinacioneve të rëndësishme të turizmit kulturor.
Me këtë rast përfaqësuesit e Parqeve u pajisën me një sasi të konsiderueshme materialesh promocionale të prodhuara nga Agjensia Kombëtare e Turizmit të cilat do tu shpërndahen vizitorëve.