mtkrs_logo_al

MTKRS, takim me Sekretarët e Federatave Sportive

MTKRS garanton mbështeje për olimpistët

Në mjediset e MTKRS, Zv/Ministri i Sporteve z.Dashnor Bajaziti  si dhe Drejtoria e Sporteve ka organizuar një takim pune më të gjithë federatat sportive në prag të fillimit të aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të sezonit sportiv 2011.

Pasi z. Bajaziti  ka folur lidhur me rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar, vëmëndja e Sektorit që ai mbulon si edhe e Drejtorisë së Sporteve në MTKRS, është përqëndruar në projektin  sportiv të vitit 2011.

Fillimisht z. Vasil Bici, Drejtori i Sporteve, u përqëndrua tek procesi ligjor, ai i regjistrimit në gjykatë  të disa federatave pasi ende nuk ka përfunduar i plotë ky proces. Më pas ai ka diskutuar rreth elementëve të  evidentuar vitin e kaluar si dhe mundësitë për të projektuar një vit më të suksesshëm sportiv. Duke vazhduar, z. Bici ka bërë të njohur mënyrën e menazhimit të fondit Grant për vitin 2011, një fond që në përparësi do të ketë mbështetjen për fedaratat olimpike dhe në vecanti të sportistëve pjesëmarrës në Lojrat Olimpike, Londër 2012.

Ndërsa z Bici ka garantuar se kjo mbështeje nuk do të mungojë nga MTKRS, ai ka ftuar edhe vetë federatat të bëjnë përpjekje për të siguruar një përgatitje dhe përfaqësim dinjitoz në këtë eveniment.

Nga ana e Sekretarëve të federatave është garantuar në vazhdimësi një bashkëpunim midis tyre dhe Drejtorisë së Sporteve në MTKRS.

Te Gjitha te Drejtat e Rezervuara. © 2010 Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve Rr. e Kavajës, Tiranë, Shqiperi, www.mtkrs.gov.al