
Në mbështetje të Urdhrit të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve “Për pjesëmarrjen e Shqipërisë në edicionin e 13’të të Ekspozites Ndërkombëtare të Arkitekturës, organizuar nga “La Biennale” në Venecia”
SHPALLET
Konkursi Kombëtar në Arkitekturë me temë: “Rijetëzimi Funksional dhe Estetik i Ndërtesave, ndërthurrjes së historisë dhe traditës me tendencat bashkëkohore në arkitekturë”
Tema e konkursit është e fokusuar në menyrë specifike në rijetëzimin e Monumenteve të Kulturës si dhe të Strukturave Ndërtimore Ushtarake në Shqipëri. Qëllimi i këtij procesi është propozimi dhe diskutimi i koncepteve për transformimin e monumenteve apo të strukturave ushtarake në destinacione të mirëfillta turistike.
Ndërhyrjet në Monumentet e Kulturës; konceptet e propozuara duhet të marrin në konsiderate adoptimin e funksioneve të reja në strukturën ekzistuese të një monumenti, duke respektuar vlerat historike dhe arkitektonike të tij por ndërkohë duke i dhënë hapësire trajtesave arkitektonike bashkëkohore moderne nëpërmjet kompozimit volumetrik, llojit të materialeve të përdorur, programit, etj.
Ndërhyrjet në Strukturat Ndërtimore Ushtarake; konceptet e propozuara do të jenë me fleksibël, duke adoptuar një gamë më të gjerë funksionesh, trajtimesh kompozicionale, volumetrike, etj.
Konkursi do të përzgjedhë katër projekte; dy vende të para, si dhe dy çmime për punimet më të mira studentore. Këto punime do të ekspozohen në edicionin e 13- të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës, La Biennale në Venecia.
Çmimi për vendin e parë do të ketë një shpërblim prej 250,000 Lek ndërsa çmimi për punimin më të mirë studentor do të ketë një shpërblim prej 75,000 Lek.
Pjesëmarrja në konkurs
Në këtë konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë konkurentë me kombësi shqiptare, konkretisht; studentë që përfaqësojnë universitete të arkitekturës, arkitektë individë apo të përfaqësuar me studio arkitekture. Grupet e konkurimit mund të përfshijnë edhe artistë të pikturës, skulpturës, design’it, etj. Projekti i konkurimit nuk duhet të ketë qenë pjesëmarrës apo të jetë ekspozuar në asnjë veprimtari tjetër të mëparshme. Ai duhet të jetë origjinal dhe i krijuar për herë të parë, enkas për këtë konkurs.
Metoda e realizimit dhe prezantimit të projekt-ideve që do të propozohen është në varësi të përzgjedhjes se secilit subjekt konkurrues. Bashkengjitur projekt idesë së propozuar, çdo subjekt konkurues duhet të dorëzoje informacionin për ekipin realizues, si: kreu i grupit të projektimit, anëtaret si dhe një CV të detajuar për secilin prej tyre.
Procesi i konkurimit
Projektet konkuruese do të dorëzohen pranë MTKRS brenda datës 15 Qershor 2012. Të gjitha projektet që dorëzohen pas kësaj date nuk do të kualifikohen për konkurim. Dorëzimi i projekt ideve do të kryhet pranë zyrës së protokollit të MTKRS.
Të gjitha projektet konkuruese do të ekspozohen në ambientet e Ministrise së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për një periudhe 5 ditore.
Projektet fituese të konkursit, do të shpallen nga Juria e konkursit, me datë 20 Qershor 2012 në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Tiranë. Katër projektet fituese do të prezantohen në edicionin e 13-të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës, organizuar nga La Biennale, Venecia, në periudhën Gusht – Nëntor 2012.
Me përzgjedhjen e projekteve fituese, Juria e Konkursit përzgjedh edhe Kuratorin përgjegjës për ekspozimin e kater projekteve ne edicionin e La Biennale ne Venecia.
Nga datat 21 - 28 Qershor 2012, të gjitha subjektet konkurrues jo fitues duhet të tërheqin projektet e tyre nga ambientet e MTKRS. Mos tërheqja e tyre në kohën e përcaktuar, e kushtëzon organizatorin të mos ketë asnjë përgjegjësi ndaj tyre.
Me përfundimin e konkursit dhe pas shpalljes së projekteve fitues, MTKRS lidh nje marreveshje te posaçme me gjashte subjektet për ekspozimin e projekteve në La Biennale, Venecia.
Juria
Juria e konkursit është kombëtare.
Juria përbëhet gjithsej nga 5 anëtarë, personalitete të njohura e me reputacion në fushat e arkitekturës, artit dhe historisë.
Juria e konkursit miratohet nga Ministri i MTKRS.
Juria me shumicë votash shpall fituesit që do të përfaqësohen ne edicionin e 13’të të “La Biennale” në Venecia.